Sunday, April 20, 2025

CBS: Trumpi do të fitojë edhe në Nevada, ku më 2020 kishte triumfuar Bideni

- Advertisement -
- Advertisement -

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të fitojë në Nevada, shtet që ka gjashtë vota në kolegjin zgjedhor, ka parashikuar televizioni CBS, duke marrë një shtet që i kishte votuar demokratët në katër zgjedhjet e kaluara presidenciale.

Trumpi ka epërsi prej 50,8 me 47,4 për qind ndaj demokrates Kamala Harris, kur janë numëruar 97 për qind e votave të raportuara, deri të premten herët. Ai tani ka fituar gjashtë prej shtatë shteteve kyçe dhe vetëm Arizona ka mbetur. Televizioni CBS vlerëson se edhe Arizona po anon nga Trumpi.

Republikanët kishin fituar në Nevada për herë të fundit më 2004, kur shumicën e votave i kishte marrë kandidati George Bush. Trumpi kishte joshur qindra mijëra punëtorë në ekonominë turistike të Nevadës, duke u zotuar se do t’i heqë taksat ndaj bakshisheve dhe pagesës për punën jashtë orarit të rregullt.

Nevada ka ekonomi të mbështetur kryesisht në turizëm dhe gastronomi rreth Las Vegasit dhe është vendbanim i një popullsie të konsiderueshme të klasës punëtore. Edhe zonja Harris, edhe Trumpi kishin premtuar më herët këtë vit se do t’i hiqnin taksat ndaj bakshisheve.

Edhe pse asnjë kandidat republikan për president nuk kishte fituar në Nevada nga viti 2004, epërsia në fitoret e demokratëve kishte filluar të ngushtohej viteve të fundit.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -