Trajneri i Taekwondos Valmir Fetiu ka bërë një veprim të tmerrshëm duke goditur me shuplakë sportisten (fëmijë) që përfaqëson Kosovën pasi ajo pësoi humbje nga një serbe.
Sapo ndeshja përfundon dhe gjyqtari ia jep fitoren kundërshtares, Fetiu shihet i zemëruar dhe menjëherë e godet shuplakë në fytyrë, në ngjarjen që po zhvillohet në Tiranë.
Fetiu tregon dhunë të pastër ndaj një të miture në prani të shumë personave, ku edhe një asistente aty afër pastaj shkon e përqafon vajzën për t’i dhënë mbështetje.
Për më shumë shikoni videon:
Gazeta Nacionale ka kontaktuar menjëherë kryetarin e Federatës së Taekwondos së Kosovës Arsim Agushin, mirëpo ky i fundit refuzoi të jep deklaratë duke thënë se duhet shikuar si ka ndodhur e pastaj dalin me ndonjë komunikate zyrtare.
Nacionale ka kontaktuar edhe trajnerin Fetiu, megjithatë ky i fundit gjithashtu nuk ka kthyer përgjigje (së paku deri në publikimin e lajmit).