Administrata e presidentit, Joe Biden, ka hequr kufizimet që ndalonin Ukrainën të përdorte armët e furnizuara nga ShBA-ja për të kryer sulme në thellësi të territorit rus.

Ky vendim shënon një ndryshim drastik të politikës amerikane në konfliktin Ukrainë-Rusi, raporton Reuters.

Ukraina planifikon të kryejë sulmet e saj të para me rreze të gjatë në ditët në vijim, shkruan Reuters duke iu referuar burimeve.

Ky veprim nga Shtetet e Bashkuara, që vjen pak më shumë se dy muaj përpara se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar.

Vendimi erdhi pas muaj të tërë kërkesash nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të lejuar ushtrinë ukrainase të përdorë armët amerikane, për të goditur objektiva ushtarake ruse larg kufirit të saj./GazetaSinjali/