Saturday, April 19, 2025

Një lebër kronologjik që u përkthye në 15 gjuhë

- Advertisement -
- Advertisement -

PREKAZI BREZNI TRIMASH – AI ËSHTË I GJALLË

 

Libri kronologji Prekazi brezni trimash – Ai është i gjallë, autor Dibran Fylli, ka zgjuar interesimin e lexuesve jo vetëm në Kosovë e Shqipëri por edhe në shumë vende tjera të botës. Deri më tani është përkthyer në 15 gjuhë të huaja, nga përkthyes profesionist si dhe është mirëpritur nga kritika e kritikëve vendor e të huaj.

 

-Në libër shtjellohen kryesisht tema historike, ku në mënyrë kronologjike dhe argumentuese pasqyrohen ngjarjet historike në Prekaz e Drenicë, që nga Millosh Kopiliçi e deri të lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryesisht të lidhura me kryepersonazhin e librit, Kryekomandantin Adem Jashari dhe luftën e tij titanike të 5, 6, 7 marsit 1998.

Titujt e temave në libër:

– Drenica territor i qëndresës shqiptare

– Betimi I Azem Galicës

– Komandant Shaban Palluzha

– Drenica flamurtare e lirisë

– Kullat e lashta në Drenicë

– Tri fazat e përjetësimit të kullave

– Kulla e Emin, Nebih e Tahir Mehës

– Prekazi vend i qëndresës- Ahmet Delia dhe beteja me sëpatë

– Tahir Meha- Trimi që la të vrarë 13 majn!

– Jasharajt Tempull i lirisë

– Trungu i Familjes Jashari

– Shaban Jashari (1924-1998)

– Osman Geci (1943-1998)

– Hamëz Jashari (1950-1998)

– Adem Jashari (1955-1998)

– Beteja e 5, 6, 7 Marsit 1998

– Rrethimi i Kullës së Jasharëve në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars 1998

– Dëshmi historike – Letër nga Drenica

– Në vend të epilogut – Pasardhësit e Familjes Jashari

– Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, 11 milionë vizitorë

– fenomeni i përjetësisë – ai është i gjallë

– Çmimi i Lirisë dhe Fotoalbumi.

-Ky libër kronologjik, vetëm brenda dy muajve (tetor/nëntor 2024) është publikuar pjesërisht në ueb faqet: bkiovnhroh1.com – Izrael, Newsnjeju.com – Kore dhe lulu.com – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Në gjuhën hebraisht është përkthyer nga artistja, krijuesja shumëdimensionale e përkthyesja e njohur Iris Calif, Izrael

-Në gjuhën koreane është përkthyer nga Geumhee Yang, ish profesor special në Universitetin Ndërkombëtar Jeju

-Në gjuhën anglisht është përkthyer nga përkthyesi Avni Spahiu, kurse është publikuar në lulu.com në SHBA nga krijuesja shumëdimensionale Tmikio L. Dooley

-Në gjuhën gjermanisht e përktheu Ganimete Musliu, redaktoi Fitim Gllareva

-Në gjuhën frëngjisht përktheu Shqipe Hyseni dhe Esat Bylykbashi

-Në gjuhën italisht përktheu Hysni Pukaj – Itali

-Në gjuhën kroatisht përktheu Gani Sahiti

-Në gjuhën sllovenisht përkthru Hasan Elshani, redaktore Prof. Dr. Vesna Miklič,

lektore Rebeka Elshani-Drnovšek

-Në gjuhën turqisht përktheu Erbu Grozda

-Në gjuhën spanjisht përktheu Syl Maxhera

-Në gjuhën arabe e përktheu Hassan Yarti

-Në gjuhen kineze e përktheu Chen Peiying (Zelanda e Re)

-Në gjuhën punjabisht u përkthye nga Parvinder Nagi – Indi

-Në gjuhën asamezisht e përktheu Rajshri Senapati Gogoi – Indi

-Në gjuhën polonisht e përktheu Veronika Kochan – Varshavë

 

/Angela Kosta – Itali/

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -