Sunday, April 20, 2025

Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj vlerave të sportit në përgjithësi!

- Advertisement -
- Advertisement -

DUHET T’I THEMI BOLL: FYERJEVE, URREJTJES E THIRRJEVE RACISTE NË SPORT

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, i cili gjatë gjithë kohës kishte dëgjuar thirrje raciste nga tribunat e Stadiumit në Bukuresht, ku së fundmi u shpërfaq urrejtja edhe në fushë nga lojtarët e kombëtares rumune, ai në konferencë shtypi u shpreh: “…duhet ta kuptojnë edhe UEFA edhe Kombëtarja rumune dhe çdo kush se ne jemi Kosova”.

Thirrjet si “Kosovo is Serbia” dhe “Serbia, Serbia”, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese, ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurt për lojtarët e kombëtares së Kosovës.

Tërheqja e lojtarëve nga fusha dhe mos vazhdimi i ndeshjes ishin vendime të drejta, sepse njëherë e përgjithmonë duhet t’i themi BOLL: fyerjeve, urrejtjes e thirrjeve raciste në sport

Trajneri i kombëtares së Rumanisë Mircea Lucescu vazhdon akuzat ndaj Kosovës, duke u shprehur e treguar paturpësinë e tij dhe të tifoserisë rumune të ndikuar nga vëllazëria serbe: “Lojtarët ndien presionin e një stadiumi të mbushur, ne e dinim paraprakisht që ata do të largoheshin nga fusha, e kishin deklaruar edhe në konferencë. Publiku ynë u soll jashtëzakonisht mirë. Nuk mund të krahasohet me atë që ndodhi në Prishtinë. Aty na hodhën objekte, na fishkëllenin himnin. Prisja që himni i tyre të mos fishkëllehej, u dha arsye të largoheshin. Ishte mungesë e rëndë fair-play”.

Athua ka harruar ky trajner se ndeshja ishte duke u ndjekur nga shumë kamera televizive dhe ndjekur nga qindra mijëra shikues anë kënd botës dhe realiteti ishte krejt ndryshe, por duhet mësuar njëherë e mirë se gënjeshtra nuk sjell arsyetime!

Ndërsa Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, mendon se duke bërë deklarata nëpër media e televizione, e pastaj duke ia futur gjumë, mund ta fitoj rastin! Apo më mirë thënë shkurt e shqip: Kryetari Ademi, a do t’u besoj gënjeshtrave të Lucescut rumun, apo trajnerit Foda e lojtarëve të kombëtares, sepse një kryetar i një Federate, për një rast të tillë nuk do të pushonte as edhe një moment duke kërkuar drejtësi e duke deponuar fakte për rastin e shëmtuar sportiv që ndodhi në Bukuresht, kundër kombëtares tonë që e mbrojtën, në rend të parë identitetin tonë kombëtar dhe dinjitetin e tyre sportiv.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -