Sunday, April 20, 2025

Padrejtësia nga “shtëpia e fudbollit evropian” – UEFA vendos kundër Kosovës

- Advertisement -
- Advertisement -

UEFA ka vendosur që ndeshja mes Rumanisë dhe Kombëtares së Kosovës të shënohet me rezultat zyrtar 3:0 për vendasit, pasi Dardanët janë tërhequr nga loja.

Përballja mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht u ndërpre në minutat shtesë pasi lojtarët e Kombëtares së Kosovës u larguan nga fusha pas thirrjeve nacionaliste nga tifozët rumun.

Dardanët nuk u kthyen më në fushë, ndonëse kjo u kërkua nga zyrtarët e ndeshjes.

Tani, pothuajse një javë pas ndeshjes ka ardhur vendimi i shtëpisë së futbollit evropian për këtë përballje.

Rumania është dënuar me gjobë 128 mijë euro dhe zhvillim të ndeshjeve pa tifozë, por ka fituar ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -