Sunday, April 20, 2025

Shkarje apo e qëllimshme? Emisari francez i referohet Petkoviqit si drejtor i zyrës për “Kosovë e Metohi”

- Advertisement -
- Advertisement -

Emisari i Francës për Ballkanin, Rene Troccaz së fundi ka qëndruar në një vizitë në Beograd.

Troccaz përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, njoftoi se mes tjerash atje është takuar edhe me Petar Petkoviq, drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë në Qeverinë serbe për Kosovën.

Vërehet se Troccaz, i është referuar Kosovës njëjtë si Serbia, duke e quajtur Petkoviqin “drejtor të zyrës për Kosovë e Metohi”.

Nuk dihet nëse një gjë e tillë është bërë qëllimshëm, derisa Franca kishte qenë ndër shtetet e para që kishte njohur Kosovën si shtet të pavarur.

“Takimi shumë i dobishëm dhe interesant në Beograd me Petar Petkovic, drejtorin e zyrës për “Kosova Metohia”. Franca mbështet dialogun e lehtësuar nga BE, plus marrëveshjen Bruksel-Ohër. Faleminderit për pritjen e ngrohtë.” – ka shkruar ai, në shkrimin që është ripostuar edhe nga Ambasada e Francës në Serbi.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -