Zv/ministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, del të jetë konsumues i birrës.
Ditën e sotme, Nacionale ka siguruar disa fotografi teksa zv/ministri Qorrolli konsumon birrë në pikë të ditës.
Në fotografi, shihet ora e vendosur në lokalin ku po qëndronte Qorrolli. Ora shënonte 12:05 minuta.
Në fotografitë e Nacionales shihet Qorrolli në periudha të ndryshme teksa përveç birrës, e përdor ngapak edhe telefonin.
Nacionale ka kontaktuar disa herë në telefon zv/ministrin e Drejtësisë për ta pyetur nëse është në orarin e punës ditën e sotme, dhe nëse po pse po konsumon birrë në orar të punës, por ai nuk është përgjigjur.
Kurse, përgjatë kohës që Nacionale e telefononte, Qorrolli gjeti kohë në facebook për t’i reaguar kryetarit të Ferizajt për disa deklarata rreth stadiumit.
Pamjet: