Saturday, April 19, 2025

Heqja e ndalesës: Importet nga Serbia marrin hovin e vjetër, del e treta nga shtetet e CEFTA-s

- Advertisement -
- Advertisement -

“Kur devja e futë hundën në tendë – thotë proverbi – pason edhe trupi.”

Nuk ka as dy javë saktësisht më 11 nëntor, mininistri i Financave, Hekuran Murati, nga foltorja e Kuvendit dha lajmin e madh se Serbia nuk është as në top pesë vendet importuese në Kosovë. Ngjashëm bërë edhe partia e tij – Vetëvendosje, por të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë që mallrat serbe veçse kanë futur “hundët” në tregun kosovarë pas heqjës së masës së sigurisë.

Mburrjet e pushteti se Serbia nuk është as top pesë vendet importuese, duket që shumë shpejt sipas të dhënave, do të marrin fund. Krejt kjo pasi Qeveria e Kosovës hoqi ndalesën për mallrat serbe e cila ishte vendosur si “masë e sigurisë” ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Të dhënat e publikuar nga Agjencia e Statatistikave të Kosovës (ASK) për tregti të jashtme për muajin tetor 2024, tregojnë që mallrat serbe kanë shënuar rritje në import.

Sipas ASK-së, importet nga Serbia u rritën 2,3 për qind në muajin tetor 2024 dhe është vendi i tretë me pjesëmarrje me të lartë të importit.

Ndërkaq, sipas të dhënave të muajit gusht 2024, importet nga Serbia ishin 1.5 për qind.

“Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 74,5 milion Euro, ose 12,8% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-8,2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,1%), Maqedonia e Veriut (3,8%), Serbia (2,3%).” – thuhet në të dhënat e ASK-së.

Ndërkaq, importet e Kosovës me vendet e BE-së ishin rreth 255,5 milionë euro.

“Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 255,5 milion Euro, ose 44,0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (9,3%). Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,6%), Greqia (5,1%), Italia (4,6%), etj.” – thotë ASK-ja.

Ndërsa me vendet e tjera të botës arritën në 250,4 milionë euro, ose 43.1 për qind.

“Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 250,4 milion Euro, ose 43,1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,7%) dhe Kina (12,0%).” – njofton ASK-ja.

Çka u importua?

“Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 14,1% e përbëjnë produktet minerale; 13,2% e përbëjnë mjetet e transportit; 12,0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.” – bën të ditur ASK-ja.

Eksportet e Kosovës

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28.2 milion euro ose rreth 32,3 për qind e eksporteve të përgjithshme, ndërsa me vendet e CEFTA-s arritën në 39.9 milion euro ose 45,7 për qind të eksporteve të përgjithshme e me vendet e tjera të botës arritën në 19.2 milionë euro ose 22 për qind.

Çka u eksportua?

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 22,6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11,8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,9% e përbëjnë produktet minerale; 10,5% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, etj.”

Mburrja e Vetëvendosjes

Para dy jave, ministri i Financave, Hekuran Murati, në Kuvend tha se Serbia nuk është as top pesë vendet që importojnë në Kosovë.

Bile ai tha se është e pavertët që importit nga Serbia po rritjet.

“Është e pavërtetë që importi po rritet. Në kohën sa ka qenë PDK-ja bashkë me LDK-në top 5 shtetet nga ku ka importuar Kosova janë. Vendi i parë ka qenë Serbia me 450 milion, i dyti Gjermania me 378 milion, i treti Turqia me 292 milion, Kina me 275 milion e Italia me 194 milion. Kjo është lista e top 5 vendeve kur ju keni qeverisur. Top 1 ishte Turqia, e dyta Gjermania, në të tretin Kina, e katërta Greqia e pesta Shqipëria. As në Top 5 nuk e kemi Serbinë nga vendi i parë, as në top 5-she nuk është” – kishte thënë Murtati.

Ndërkohë edhe Vetëvendosje publikoi një foto ku renditi top pesë vende importuese në Kosovë gjatë Qeverisë Kurti dhe qeverive të kaluara.

Ndryshe gjatë mujit tetor sipas ASK-së deficiti tregtar ishte prej 10,4 për qind në muajin tetor 2024, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2023, në vlerë prej 493 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 446.5 milionë euro në vitin 2023.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -