Tuesday, July 1, 2025

Reagim i KMDLNj-së / Aktiviteti i shtuar i Gjykatës Speciale para zgjedhjeve në Kosovë

- Advertisement -
- Advertisement -

Sipas informatave të KMDLNj-së, fallangat e Gjykatës Speciale në mëngjesin e së të enjtes, deri në këto çaste arrestuan: Isni Kilajn, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin (janë duke bastisur shtëpinë). Deri më tani nuk ka asnjë informatë për shkaqet e arrestimit, as nga Gjykata Speciale Raciste dhe as nga “themeluesit e kësaj gjykate – Kuvendi i Kosovës” e as nga MD-së që ia mbanë zhagun kësaj gjykate qoftë duke e pakësuar mbrojtjen efektive përmes shkurtimit të fondeve, qoftë përmes takimeve konfidenciale me Baba Vangën – Ekaterina Trandafilovën, kryetare e Dhomave Speciale kundër UÇK-së dhe kundër luftës.

Ndonëse, së paku deklarativisht thuhet se në kuadër të kësaj arkitekture juridike, ZPS dhe DHS kompetencat janë të ndara, në praktikë, gjatë gjykimeve nuk dihet kush është prokuror dhe kush është gjykatës pasi kompetencat që ua njeh Ligji i kanë ngatërruar duke i keqpërdorur skajshmërisht në dëm të të akuzuarve e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria duke pamundësuar një gjykim të drejtë, fer, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht nga politika dhe grupet e interesit.

Sidomos kohëve të fundit kemi një agresion joparimor dhe të bashkërenduar të ZPS dhe DHS kundër të drejtave për një gjykim të drejtë ndaj ish udhëheqësve më të lartë politikë dhe ushtarak të Kosovës për çka Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe avokatët e tyre iu drejtuan Trupit Gjykues për shkak të anshmërisë flagrante të tyre për llogari dhe dobi të ZPS-së dhe me përpjekje për të dëmtuar të akuzuarit duke bërë presion te dëshmitarë me pyetje sugjestive. Kjo nuk ka ndodhë në asnjë rast tjetër e as në Tribunalin për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë në Hagë. KMDLNj nuk pret korrektësi nga Gjykata Speciale sepse askujt nuk i japin llogari për këto shkelje flagrante, janë krejtësisht jotransparent duke dhunuar brutalisht parimin e publicitetit si njërën ndër shtyllat kryesore që garanton një gjykim të pavarur dhe të drejtë.

Deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës, KMDLNj shpreson të jenë më të ndërgjegjshëm dhe më të përgjegjshëm duhet të diskutojnë për Gjykatën Speciale pasi thuhet se janë themelues të saj dhe se kjo gjykatë është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, në të kundërtën nëse Gjykata Speciale vazhdon me këtë injorim të turpshëm dhe shkelje të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, atëherë, me një vendim të Kuvendit kjo gjykatë duhet të shpërbëhet. KMDLNj vlerëson se kjo gjykatë ka tejkaluar mandatin për çka është themeluar.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -