Hysni Gucati, ka paraqitur kandidaturën për Kryetar të Organizatës të Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVL-UÇK për mandatin e radhës, i cili është i përkushtuar se gjithnjë dhe në çdo moment do të qëndroj i pathyeshëm në mbrojtjen e veteranëve dhe vlerave të luftës së lavdishme të UÇK-së.
Hysniu gjatë Luftës së lavdishme të UÇK-së, ishte rreshtuar në radhët e saj, duke luftuar për lirinë e popullit të shumë shtypur shqiptar, ku dhe kishte marrë plagët në mbrojtje të atdheut.
Ai pas përfundimit të Luftës, kishte vendosur të vazhdoj shërbimin e tij në emër të luftës së drejt çlirimtare, duke udhëhequr suksesshëm Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare OVL-UÇK në Skënderaj. Kjo Organizatë, nën udhëheqjen e Hysni Gucatit ishte shembulli më i mirë sesi duhet mbrojtur veteranët dhe Luftën e lavdishme të UÇK-së
Hysniut duhet dhe është e drejtë që t’i epet besimi edhe këtë mandat, duke qenë të sigurt së ai din, don, mundet dhe është i përkushtuar t’i mbrojë vlerat sublime të UÇK-së dhe të drejtat e veteranëve. Pra; dikur për liri e sot për vlera!