Më 18 Janar 2025, ashtu sikurse kanë shprehur vullnetin gjatë krejt kësaj kohë para zgjedhjeve në mbështetje të kandidaturës së Hysni Gucatit për mandatin e radhës për Kryetar të OVL-UÇK-së, nga të gjitha degët, delegatet e Kuvendit, me votën e tyre do të vendosin, në rend të parë për veten e tyre dhe të mirën e OVL-së, që Kryetari Hysni Gucati ta vazhdoj mandatin e tij në mbrojtje të veteranëve dhe vlerave të Luftës së lavdishme të UÇK-së.
Hysniu, ne programin e tij 4-vjeçar, me prioritet e ka vendosur rrjedhën e planit për mbrojtjen e vlerave të luftës, rregullimin e mirëqenies të çdo veterani që është në nevojë, ngritjen e zërit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve nga kushdo qoftë që tentohet të shkelet e drejta e paprekshme e tyre, rregullimin apo përmirësimin e administratës së OVL-së në formën dhe mënyrën më të avancuar për t’ua lehtësuar qasjen e çdo veterani në organizatë dhe që Karta e Identitetit të veteranit të respektohet dinjitetshëm dhe shumë pika tjera programore që për 4 vitet e ardhshme do të funksionalizohen me Hysni Gucatin në krye të OVL-UÇK-së.
Vota e juaj për Hysni Gucatin, është vota për të mirën e Juaj!