EDHE KJO ËSHTË PJESË E MASHTRIMIT!? – Luaje macë kryet e bullit!
…duke shikuar këtë faturë të energjisë elektrike, (të cilën nuk bënë të mos e paguaj, sepse pritet-ndërpritet rryma), bëra pak, vetëm pak analizë për këtë shtet e “pushtet” lara-lara, të cilët ditë e më shumë po e rendojnë qytetarin e vet me këto shtrenjtime e që si duket nuk kanë fund deri në ngritjen në këmbë të popullit, në mënyrë masive, për t’iu thënë NDAL se e keni bërë bërllok! e më pas t’i hedhim në kosha plehrash, sepse edhe ashtu nuk janë për ndonjë vend tjetër.
Sqarim rreth faturës: Muajin e kaluar fatura e energjisë elektrike ishte 35.65 €, kurse në këtë muaj erdhi e përdredhur hiq më pak se 92.66 €, këtu duket qartë se nuk është çështje konsumi, por shtrenjtimi, dhe, e kam parasysh se është kohë dimri dhe rrymë shpenzohet më shumë se rëndom, ndoshta 30-45%, por jo 250%, sepse vërtet është hajni me letra, mashtrim i qytetarëve dhe lojë pushtetarësh!
Këto që po i them nuk janë propagandë, sepse atë nuk di ta bëj, janë realitet dhe të gjitha të faktuara. Ndoshta është ndonjë gabim në leximin e orës dhe me ka ndodhur vetëm mua, gjë që nuk është edhe aq me rëndësi për një individ, por druaj së është shumë më keq së kaq edhe të të tjerët, gjë që nuk duhet heshtur, po duhet ngritur zërin!
Sidoqoftë, po presim të na sqarojnë ata të “livadheve të nënave”, “mis gjysheve”, “legjendave të paharruara për 50 vite”, “amkademikëve të pushtetit”, ”sekllaxhive e hajgarexhive fejsbukian sesi mund të ndodhë një gjë kaq idioteske, dhe e pakuptim dhe të ngarkohet populli me aq sa nuk mund ta duroj dot. Nuk duhet harruar se populli din të gjykoj dhe të mendoj drejtë, din ta dalloj të bardhën nga e zeza që po i kanoset këtij vendi. Mos harroni se asgjë nuk ka filluar e as nuk do të përfundoi me një parë njerëz, sepse; Sikur bota të mos ishte e rrumbullakët, zor se do t’i dihej fundi i saj!
(df)