Saturday, April 19, 2025

RRETH VENDIMIT TË OVL-UÇK-së

- Advertisement -
- Advertisement -

Edhe pse për një vendim të tillë në një situatë e rrethana të tilla, është dashur të analizohet mirë dhe të formulohet në mënyrë profesionale e ligjore, duke shtruar fakte e argumente që besoj ka mjaftueshëm, madje edhe veprime të tepruara të kësaj qeverie (fjalime, vendime e incizime) që flasin për nënçmimin e veteranëve, por gjithsesi vendimi duhet të konsiderohet zyrtar dhe të zbatohet, sepse është miratuar nga Kryesia dhe Kryetarët e degëve të OVL-UÇK-së e jo nga hajgarexhinjt e fejsbukut, të cilët koordinohen me kriminelët serb për t’i dëmtuar vlerat e veteranëve dhe të vet UÇK-së. Festat ndonjëherë dhe në raste të caktuara mund edhe të mos festohen bashkë, por asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk bojkotohen!

Nëse ndokush flet, shanë e reagon për këtë veprim e vendim zyrtar, del se i përkrah dhe i mbron të zezat e atyre që tani më njihen si koordinatorët e klanit “zdravo brate”, por më gjithë atë e mbi të gjitha duhet respektuar fjala e lirë.

Unë i bëj thirrje OVL-së dhe gjithë veteranëve që në asnjë mënyrë a formë të mos bien pre e asnjërës politike dhe asnjërës parti, por gjithnjë e përherë të mbetemi e të veprojmë si opozitë e shendosh e secilës parti që vije në pushtet.

Mobilizimi dhe bashkërendimi i të gjithë veteranëve për UNITET, sjell rezultate, derisa përçarjet dhe ndarjet (NE dhe ATA) asnjëherë nuk do të sjellin të mira! (df)

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -