Friday, April 18, 2025

Prej librave në gjuhën  shqipe nuk ka bukë…!

- Advertisement -
- Advertisement -

FRYMË REAGIMI

Prej librave në gjuhën  shqipe nuk ka bukë…!

Profesori me gradë shkencore (dr) nga Kërçova: Leni librat shqip se prej tyre nuk ka bukë e mësojeni gjuhën angleze…!

Para do kohe,erdhi në  Çikago, profesore i shtyer në moshë,me gradën shkencore (prof.dr) dhe me mërgimtarët shqiptarë mbajti ders se jo mahi… Hyri  e doli,nëpër udhë e (pa) udhë duke mos kursyer,,rrafshin e tij shkencor,, (sic!) tash e sa vjet nëpër dyert e universitetit në Shkup  e Tetovë,para brezave të rinj shqiptarë…

Duke biseduar me mërgimtarët,aty kishte të moshuar që,koha e mërgimit ua kishte shembur kurrizin e jetës dhe,profesorë të fushave të ndryshme.Foli e foli,pajada,profesori nga Kërçova e,përmes fjalës nuk ngurroj të thotë zëshëm:

– Leni librat e gjuhës shqipe se prej tyre nuk ka bukë e,mësojeni    gjuhën angleze,-u thoshte (p)rofesori nga Kërçova,mërgimtarëve në Çikago.

Në frymën  e reagimit:A thua i kujtohet (p)rofesorit fjala e tij kutrrum dhe e pa matur mirë në Çikago,duke denigruar gjuhën e lashtë shqipe indo-evropiane,tiparët e saj gramatikore kanë vënë gurët e qytetërimit në Evropë dhe më gjërë në botë?!

(P)rofesor me gradë të lartë shkencore (prof.dr) ne nuk harrojmë,ne gjykojmë se si dikush pa na zë diellin e shenjës dalluese kombëtare të shqipes…!

Skënder Karaçica – Ne nuk harrojmë në Çikago…! (Nga notesi im)

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -