Friday, April 18, 2025

Masa e popullit, tregues për unitet

- Advertisement -
- Advertisement -

Pjesëmarrja masive e popullatës, nga të gjitha shtresat e shoqërisë kosovare, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të Presidentit Hashim Thaçi, plakut urtak e vizionar, bashkues e bashkëpunues, i afërm me të gjithë e sakrifikues për komb e atdhe z. Haxhi Thaçi, tregon për dhembjen e përbashkët me familjen e tij, ndërkohë është edhe porosi për “gjykatën speciale” dhe gjithë ata që i fërkuan duart, në shenj gëzimi kur u burgosen çlirimtarët, se populli ka qenë, është dhe do të mbetet mbështetësi më i fuqishëm i çlirimtarëve dhe luftës së UÇK-së për liri.

Mos lejimi nga “gjykata speciale” e Presidentit Thaçi që të marr pjesë në varrimin e babait të tij, është turpi i radhës dhe shkelja më flagrante e kësaj gjykate mbi të drejtat e njeriut! Ata e ndaluan Hashimin, por nuk mund e ndaluan shqiptarinë…

Kjo porosi duhet të merret me seriozitet, sepse populli din që të mos jet gjithmonë i durueshëm!

………………………… kështu u tha sot e do të thuhet përmot…………………………

“Baca Haxhi në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim nga Shqipëria e nga gjithë shqiptaria. Të kam sjell edhe një dorë dheu nga Shqipëria. Lamturmirë atit të atit të pavarësisë së Kosovës” – Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali

“Erdha këtu për t’i dhënë lamtumirën bacës Haxhi, me respektin e thellë për këtë familje të njësuar me historinë e Kosovës, falë njerit prej djemve të tij, Hashimit…” – Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë

“…Gjysh, as sot nuk jemi korit. Babin nuk e lejuan të jap lamtumirën e fundit, nuk e lejuan t’ia gjuajë një gusht të dheut të Drenicës, por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina”, – Endrit Thaçi, djali i Presidentit Hashim Thaçi

“Bota në njërën anë e Thaçi i vetëm anën tjetër. Fitoi Thaçi në Rambuje. E nxori Pavarësinë!” – Adnan Merovci.

Prishtinë – Skënderaj, 18 mars 2025 (df)

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -