Saturday, June 21, 2025

Reagim i hapur për heqjen e flamurit të UÇK-së para ndeshjes Shqipëri–Serbi

- Advertisement -
- Advertisement -

Të nderuar përfaqësues të Policisë së Shtetit, Me këtë letër dëshiroj të shpreh zemërimin dhe zhgënjimin tim të thellë për aktin e pajustifikueshëm të largimit të flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), para fillimit të ndeshjes futbollistike ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Ky veprim nuk është thjesht një vendim i gabuar institucional, por një fyerje e rëndë ndaj historisë sonë kombëtare, ndaj gjakut të derdhur për liri dhe ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për çlirimin e Kosovës. Si veteran i UÇK-së dhe si diplomat i përkushtuar për paqen, nuk mund të qëndroj i heshtur para një akti që në vetvete përfaqëson përulje dhe mohim të vlerave tona kombëtare. Flamuri i UÇK-së nuk është simbol përçarjeje, por dëshmi e krenarisë dhe e qëndresës së një populli që ka luftuar për liri, drejtësi dhe dinjitet. Ky flamur është ngritur me gjak, me sakrificë dhe me mbështetjen e vetë shtetit shqiptar, brenda të cilit UÇK-ja e nisi rrugëtimin e saj për çlirim. Shqipëria ishte dhe do të mbetet baza shpirtërore dhe fizike e kësaj lëvizjeje çlirimtare. Heqja e flamurit të UÇK-së, veçanërisht në një ndeshje me Serbinë – vendin nga i cili kanë ardhur dhimbjet më të mëdha të kombit shqiptar – është një akt që lëndon ndërgjegjen kombëtare dhe përçmon historinë tonë. Asnjë lloj “rendit” nuk mund të ndërtohet duke mohuar sakrificën dhe të kaluarën heroike të popullit tonë. Kërkoj publikisht një shpjegim nga institucionet përgjegjëse dhe një garanci që flamuri i UÇK-së nuk do të trajtohet më si objekt ndalese, por si simbol nderi, krenarie dhe historie.

Me respekt dhe vendosmëri, Bajram Rama Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Diplomat i Paqes

Tiranë, më 7 qershor 2025

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -