Duke e lexuar intervistën e shkrimtarit Agim Gjakova dhënë gazetës “Nacional” të datës 31 maj-6 qershor 2025, pos tjerash, Agim Gjakova kishte deklaruar se ”dosja ime e Sigurimit të shtetit ka 1128 faqe, me 58 bashkëpunëtorë kundër meje”. Të njëjtën gjë të përndjekjes ndaj tij, ky shkrimtar e thotë edhe në intervistë me Veton Surroin në KTV. Përderisa është thënë shumë herë e shumkund, se gjatë asaj kohe ka mjaftuar një dëshmitar për të qit në litar, vetvetiu shtrohet pyetja: se si u bë, që përkundër të gjitha këtyre të dhënave që i përmend, megjithatë Agim Gjakova nuk u burgos dhe as nuk u denua. Kapllan Resuli ka pas ma pak dëshmitarë dhe përundoi në burg, ashtu edhe si shumë të tjerë.
Bedri Halimi