Thursday, July 3, 2025

Kanë filluar përgatitjet për Edicionin e -IX-të Festivalit Folklorik Tradicional Kombëtar “Zani i Kombit” Komoran, 2025

- Advertisement -
- Advertisement -

OJQ “Komorani” dhe Këshilli Organizativ i Festivalit Folklorik Tradicional Kombëtar “Zani i Kombit”, Komoran, 2025

-Shoqëria Kulturore “Komorani”, e regjistruar si OJQ, këtë vit organizon Edicionin e -IX-të të Festivalit Folklorik Tradicional Kombëtar “Zani i Kombit” në Komorani”, një ngjarje kjo gjithëkombëtare me vlera kulturore.

-Këshillin Organizativ, konstatoj dhe vendosi që ky edicion i festivalit të jetë përbashkues ,ku do të shpalosen vlera kulturore kombëtar nga e gjithë hapësira shqiptare dhe diaspora.

-Në këtë Edicion janë paraparë që të marrin pjesë rreth 30 shoqëri kulturore, ansamble e grupe rapsodësh nga të gjitha trojet shqiptare, ku tri vendet e para do të shpërblehen edhe me mjete monetare, e shuma e këtyre çmimeve do të bëhet publike në ditët në vijim, si dhe është llogaritur akomodimi i pjesëmarrësve, ushqimi dhe pije freskuese.

-Ky Edicion do të ketë veçantinë e vet, duke shprehur dëshirën dhe vullnetin e banorëve të Komoranit me rrethinë, për mysafirë do të shtrohet “Sofra e Komoranit” me gatime tradicionale nga treva e Drenicës.

-Gjatë netëve të Festivalit do të organizohet edhe panairi tradicional, me ekspozim të veshjeve dhe prodhimeve artizanale shqiptare, si dhe aktivitete tjera kulturore.

     OJQ “Komorani dhe KO

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -