Nga Paulin Marku
1.Lufta e Kosovës kundër forcave serbe nuk mori që në fillim miratimin e ndërkombëtareve, sepse kjo luftë në fillimet e saj me datën 28.2.1998 pas sulmit të forcave jugosllave në Likoshan dhe Qirez , në Drenicë të Kosovës hyri në një rrjedhë të pakthyeshme, ndërkohë që masakrat serbe mbi popullsinë kosovare nuk kishin të ndalur.
- Reçaku do të kthehej në memorien e bindjes për gjithë opinionin botëror, sepse në Reçak u bë masakrimi i 45 kosovarëve më 15 Janar 1999, nga forcat policore, ushtarake serbe, por një ditë pas kryerjes së masakrës, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker vizitoi vendin e ngjarjes, ku u tmerrua nga kufomat e masakruara shqiptare.
3.Në atë kohë ai deklaroi se “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ngjarjen si masakër dhe krim kundër njerëzimit dhe kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”.
4.Ishte ky lajmi që u bë sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe që i hapi realisht rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi.
5.Fakt i patjetërsueshëm është se çlirimi i Kosovës u mundësua nga UÇK-ja me ndihmën e NATO-së,ku me 23.03.1999 në orën 23:17, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, kishte lajmëruar se kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Evropës, Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të nisë operacionet ajrore në Republikën Federale të Jugosllavisë.
6.Në 24 Marsin e 1999, ora 20:00 NATO-ja filloi fushatën bombarduese kundër ish-Jugosllavisë, ku në dhjetë javë në konflikt, avionët e NATO-s kanë kryer rreth 38.000 fluturime ajrore në Kosovë.
7.Lufta largoi nga shtëpitë e tyre 800.000 shqiptarë, ndërkohë që ishin vrarë 15.000 persona, dhe me mijëra tjerë ishin dhe janë të zhdukur edhe sot.
- Fakt është se lufta tre ditore e datave të 5,6,7 Marsit të vitit 1998 kishte shkaktuar një irritim të thellë në kryeqytetet perëndimore,ku Madeleine Albright deklaronte se “tashmë kjo krizë nuk është një çështje e brendshme e ish-Jugosllavisë”, sepse sulmi i kryer mbi shtëpinë e Jasharajve në Prekaz kishte sjellë masakrimin e 60 shqiptarëve, ku shumica familjarë të Adem Jasharit, nga të cilët 18 na këto kishin qenë gra, por edhe 10 fëmijë.
9.Fatin e Kosovës do ta vendoste UÇK-ja me popullin e saj në tokë dhe NATO-ja nga ajri, me Bill Clinton dhe Tony Blair, që e detyruan “Dikatatorin e Beogradit Millosheviçin” që më 13.6.1999, të pranonte kushtet e një plani ndërkombëtar paqeje për të ndaluar luftimet, dhe një mision i NATO-s Kosovo Force (KFOR) kishte filluar të futej në Kosovë, me mision paqeruajtjen.
- Nëse i referohemi dokumentave zyrtare të UNHCR-së, nga nëntori i vitit 1999 në Kosovë u rikthyen 848100 refugjatë nga 1.108.913 refugjatë kosovarë të përzënë nga shtëpitë e tyre, por bilanci I luftimeve në konfliktin Serbi-Kosovë flet me gjuhën e fakteve,ku serbët vranë 12 mijë shqiptarë, dhunuan 20 mijë gra e vajza, dogjën 170 mijë shtëpi dhe dëbuan 1,1 milion shqiptarë. Për këtë gjykohen sot liderët e Kosovës dhe vetë UÇK-ja ? Mos vallë dosjet e kriminelëve serbe u harruan, apo u lanë për interesa të beogrado-moskovitëve ?
11.Bijtë e bijat e Kosovës martire u vranë në përleshje e beteja me rregjimin serb, ku në frontin e luftës u vranë 3.269 dëshmorë, ndërkohë që 4.590 vetë nga trupat UÇK-së u plagosën, 35 luftëtarë ranë dëshmorë nga Shqipëria, por në këtë luftë janë ende të zhdukur rreth 6.000 njerëz, fati i shumicës prej tyre nuk është zbardhur akoma.
12.Tribunali i Hagës, për “viktimat që shqiptarët i kanë sjellë Serbisë” ka ngatërruar rrugë dhe nuk po gjen dot agresorin e vërtetë dhe viktimat që erdhën nga makineria antishqiptare e Beogradit.
Drejtësia vonon por nuk harron !
Me respekt P.M.