Sunday, April 20, 2025

Poeti amerikan Hiram Larew

- Advertisement -
- Advertisement -

HIRAM LAREW jeton në Maryland, SHBA. Poezitë e tij kanë marrë Çmimin e Letërsisë në Luiziana, Shiritin blu për Washington review poetry dhe janë nominuar katër herë për çmimin Pushcart. Krijimet e tij janë botuar gjithashtu në numrat e fundit të revistave Poetry South, The Brown Critique, Contemporary American Voices, Honest Ulsterman, Amsterdam Quarterly dhe Best Poetry Online. Ai ka marrë fonde si poet nga Këshilli i Arteve si dhe nga Kombet e Bashkuara për iniciativën e tij Poetry X Hunger, (Poezia kundër urisë) e cila inkurajon poetët të kontribuojnë në përpjekjet kombëtare dhe botërore kundër urisë. Ka krijuar gjithashtu Voices of Woodlawn, (Zërat e Woodlawn) një program me poezi, muzikë dhe art që hulumton historinë tragjike të skllavërisë në Amerikë. Hiram Larew bashkëpunon me Radion Klasike në Baltimore (91.5 FM) për të identifikuar poetë që prezantohen në programet e transmetuara gjerësisht prej saj. Dr. Larew është profesor i lirë në pesë universitete të SHBA-së. Stili i poezive të tij është padyshim familjar, por jo vulgar dhe ato tregojnë përvojën e gjerë të jetës së poetit.

 

I LAGUR

Fama duhet të jetë sikur të ngasësh makinën

në shi

ose si të pulitësh sytë —

duke u përpjekur të shohësh

çfarë ke përpara në errësirë

të flasësh me zë të lartë

pa askënd tjetër perreth.

 

Ose ndoshta të jesh i njohur në fakt do të thotë

këmishat e lagura më në fund t’i ndiesh si normale.

Apo nëse papritur të vijnë të dridhurat

nga të gjithë titujt e gazetave

atëherë ato drithma do t’ju bëjnë

të thoni thjesht Mirë faleminderit.

 

Të thuash të vërtetën, brohoritjet mund të jenë

si përrenjtë që vërshojnë në tokën tënde të ulët

dhe pemët dhe qentë veçse qeshin

teksa ndodhen në një vend të thatë, lart

ndërsa ti lundron pranë tyre

duke i përshëndetur.

 

Po, popullariteti duhet të jetë si era e bodrumit —

e veçantë dhe që kurrë nuk resht, jo —

shumë kohë pasi gjyshja ka dorëzuar letrën e saj

përgjithmonë.

 

GËZIMET E MËDHA

Ka shumë pak vende në botë

ku pemët harkohen mbi rrugë.

Akoma më pak ato që prehen

në dritën e purpurt të vjeshtës.

Dhe akoma më pak janë ato

Që mblidhen rreth teje

Si hyrje sekrete

Apo bizhuteritë në magazinë.

Po,

të rralla janë gëzimet e mëdha

që zërat brenda vetes i humbasin.

 

Përktheu nga anglishtja: IRMA KURTI

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -