Sunday, April 20, 2025

Rrena këmbët e shkurta: Peci e ndërron tregimin brenda 2 ditësh, demanton veten për aplikimet familjare në institucione

- Advertisement -
- Advertisement -

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka qenë shumë i zëshëm me akuza, pasi dolën në publik grantet qindra-mijëra eurosh që i janë dhënë nga ky dikaster familjarëve të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli. Ai ka folur edhe në lidhje me aplikimet familjare për punë në institucione kur brenda dy ditësh, ka dhënë dy deklarata krejt të ndryshme.

Fillimisht, më 19 nëntor Peci do të paraqitej në emisionin “Dpt te Fidani”, mes tjerash, ai aty do të tregonte se ua ka ndaluar familjarëve të tij aplikimin në pozita publike derisa ai është ministër.

“Cilin punësim familjar e kam bë unë prej që jam ministër? A e din ti që motra jem, juriste, që 7 vite është pa punë, që 7 vite, i kam thënë që nuk bënë me apliku kërkun, derisa jam ministër.

…nusja jem është farmaciste, dhe një ditë më ka thënë që e pash dikun një konkurs në institucion publik, a bën me apliku në institucionin që unë e kam parë konkursin, unë i kam thënë që ditën që aplikon ti me hy si zyrtare në punë të shtetit, unë jap dorëheqje prej postit të ministrit. Dmth jam duke i diskriminu anëtarët e familjes, jam duke i privu prej të drejtës për me realize të drejtën elementare, vetëm për t’i ikë një përbaltje të tillë që po tentohet me m’u vesh.” – ka thënë ministri i Bujqësisë.

Dy ditë më vonë, deklarata e tij do të ndryshonte. Mbrëmjen e 21 nëntorit, Peci ishte në një debat në “Kanal 10”. Deklaratën për familjarët e tij dhe aplikimin në pozita pune, ai do ta niste me “…nashta jam ba i tepërt”.

Kjo deklaratë, është krejtësisht ndryshe nga ajo e dhënë para dy ditësh, ku ministri thoshte se “po privon nga të drejta për aplikim në punë familjarët e tij”.

Tash, Peci tha se familja e tij ka mbajtur një mbledhje, “kun ë mënyrë unanime kanë vendosur që mos të aplikojnë për punë në institucione publike.

“Unë veç, nashta jam ba i tepërt, por veç edhe një fjali…Kur jam ba ministër, kur e kam marrë mandatin e ministrit, unë nuk kam qenë në dijeni, por ish ba një mbledhje familjare në familjen tem, kur unë jam ba ministër. Ata e kanë marrë një vendim, në mënyrë unanime, që asnjëri prej tyre kurrë, derisa jam ministër, nuk aplikon në asnjë institucion as për subvencon, as për grant, as për punësim, as për sen.” – tha ai.

Në lidhje me këtë, ka reaguar gazetari Lirim Mehmetaj. Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka pyetur:

Qysh është e mundur me rrejte kaq shumë…

“A din more me fol najsen pa rrejt?” – ka shkruar ai.

Tutje, Mehmetaj ka pyetur ministrin “Pse po rren kaq shumë”.

“Nuk ta ka mor me borxh populli i Kosovës edhe me vjedh edhe me dal me rrejt kështu pa pikë kontrolle.” – ka shkruar në fund ai./Nacionale

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -