Sunday, April 20, 2025

Amorim impresionohet nga ylli i Manchester United, beson se ai do të jetë një element kyç për ekipin e tij

- Advertisement -
- Advertisement -

Ruben Amorim ka përmendur një lojtar për të cilin ai beson se do të ketë një rol të rëndësishëm në sistemin e tij pas ndeshjes së tij të parë si trajner i Manchester United, që përfundoi në barazim 1-1 ndaj Ipswich Town.

Marcus Rashford shënoi për t’i dhënë epërsinë mysafirëve pas vetëm 80 sekondash lojë, por Omari Hutchinson barazoi shifrat më vonë me një gol të mrekullueshëm. Megjithatë, pavarësisht barazimit, Amorim ka vërejtur disa elemente premtuese nga kjo ndeshje, veçanërisht në lidhje me lojtarët që mund të përshtaten në sistemin e tij 3-4-3.

39-vjeçari bëri disa ndryshime të befasishme në formacionin titullar, duke përfshirë Amad Diallon, i cili asistoi në golin e Rashford dhe u aktivizua në një pozicion të pazakontë. Po ashtu, Nouassir Mazraoui luajti në rolin e qendërmbrojtësit, një ndryshim që surprizoi shumë.

“Për lojtarët ishte shumë e vështirë të adaptoheshin në formacionin e ri. Ata po përpiqeshin të kuptonin se çfarë duhet të bënin. Nuk ishte një lojë e rrjedhshme, por kjo është normale pas vetëm dy seancash stërvitore. Ata u munduan shumë,” tha Amorim.

“Ata kanë shumë hapësirë për t’u përmirësuar. Jam shumë i kënaqur me përpjekjet e tyre, por mund të bëjnë shumë më mirë,” shtoi trajneri portugez.

“Ne nuk kemi shumë qendërmbrojtës në dispozicion, kështu që do t’i përshtatim disa lojtarë në këtë rol. Mendova se Noussair Mazraoui ka bërë shumë mirë në këtë pozicion,” theksoi Amorim. “Ai është një lojtar shumë i zgjuar dhe shumë i rëndësishëm për ne. Mund të luajë kudo dhe ky lloj lojtari është esencial për të ardhmen tonë,” përfundoi trajneri i United./Orfeu.press

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -