Drita ka fituar ndeshjen ndaj Llapit me përmbysje 3-1, falë një paraqitjeje të shkëlqyer nga Albert Dabiqaj, i cili realizoi het-trik.
Mysafirët nga Podujeva kaluan të parët në minutën e 22-të, kur Blend Baftiu shënoi me kokë pas asistimit të Diar Vokrrit, duke e çuar Llapin në epërsi 0-1. Drita pati mundësi për të barazuar me Arb Manajn dhe Blerim Krasniqin, por të dy tentativat nuk arritën të preknin rrjetën gjatë pjesës së parë. Pjesa e parë përfundoi me epërsi 1-0 për Llapin.
Në fillim të pjesës së dytë, Drita e nisi me ritëm të lartë dhe në minutën e 51-të gjeti rrugën e golit me Melos Zenunajn, por goli u anulua pas kontrollit të VAR. Megjithatë, bardhekaltërit nuk u ndalën dhe në minutën e 69-të barazuan falë një goditje të saktë nga Albert Dabiqaj për 1-1.
Dabiqaj nuk e ndali ofensivën e tij dhe vetëm gjashtë minuta më vonë shënoi përsëri, duke realizuar për përmbysjen e Dritës në 2-1. Në minutën e 92-të, Dabiqaj kompletoi het-trikun e tij, duke shënuar për 3-1 pas një asistimi të Arb Manajt.
Me këto tre gola, Dabiqaj ka arritur në kuotën e tetë golave në kampionat. Drita vazhdon të kryesojë renditjen me 31 pikë, pesë pikë më shumë se Ballkani, ndërsa Llapi mbetet i teti me 16 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Drita do të luajë derbin e madh në udhëtim ndaj Ballkanit, ndërkohë që Llapi do të presë Ferizajn në shtëpi./OrfeuPress