Sunday, April 20, 2025

Salah tregon për rinovimin e kontratës – tifozët e Liverpoolit mbeten të habitur nga përgjigja e tij

- Advertisement -
- Advertisement -

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka folur për negociatat që po zhvillohen lidhur me rinovimin e kontratës së tij dhe përgjigja e tij ka befasuar tifozët.

Liverpooli vazhdoi formën e tyre të shkëlqyer edhe këtë të diel, duke u rikthyer nga disavantazhi për të fituar 3-2 ndaj Southamptonit në udhëtim. Siç ka ndodhur shpesh këtë sezon, Salah ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në këtë fitore, duke shënuar dy gola.

Pas ndeshjes, Salah bëri një deklaratë të pazakontë në lidhje me kontratën e tij, e cila skadon këtë verë. Ai zbuloi se nuk kishte marrë ende ndonjë ofertë për rinovimin e marrëveshjes me klubin.

“E dini që kam qenë pjesë e këtij klubi për shumë vite. Nuk ka asnjë klub tjetër si ky, por në fund, gjithçka nuk është në duart e mia,” tha Salah.

“Siç kam thënë, jemi në dhjetor dhe unë ende nuk kam marrë asnjë ofertë për të ardhmen time,” shtoi ai.

“Unë jam shumë profesionist. Të gjithë mund ta shohin etikën time të punës. Po e shijoj futbollin tim dhe do të luaj në nivelin më të lartë sa më gjatë që të jetë e mundur,” theksoi Salah.

“Unë i dua tifozët, dhe ata më duan mua. Në fund, nuk është në duar të mia, as në duar të tifozëve,” përfundoi ai./OrfeuPress

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -