Njoftim nga Haga
Gjykata Speciale në Hagë ka pushuar të gjitha hetimet ndaj meje
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës
Në vitin 2019 isha ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e personit të dyshuar të intervistohesha nga kjo zyrë.
Pas (5) viteve hetime, tani, me datën 19 Shtator 2024 jam njoftuar zyrtarisht se të gjitha hetimet ndaj meje kanë pushuar.
Pushimi i hetimeve ndaj meje nuk është fitore vetëm e imja, por edhe triumf i pastërtisë dhe luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjithnjë kam besuar në pastërtinë e luftës së UÇK-së, i bindur se me asnjë veprim timin dhe bashkëluftëtarëve nuk kemi cenuar normat ligjore dhe ato njerëzore.
Pastërtia dhe lufta e drejtë e çlirimtare e luftës së shenjtë të UÇK-së, u konfirmua edhe një herë zyrtarisht. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj edhe avokatin tim z. Artan Qerkini për ndihmën profesionale në arritjen e këtij qëllimi.
I juaji Sokol Bashota, Hagë, 05.12.2024.