Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vazhdon prezantimin e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e shkurtit 2025.
Nga Bekë Berisha, Deputet i Kuvendit në Republikën e Kosovës
Sonte, bashkë me kolegë deputetë, struktura të Aleancës dhe qytetarë të shumtë të Suharekës, morëm pjesë në tubimin e organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku u prezantuan kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Kandidatët si: Bali Muharremaj, Albana Bytyqi, Mensur Selimaj, Kymete Bajraktari dhe Driton Maliqaj, janë emra me vizion dhe angazhim të qartë për ndryshime pozitive. Ata janë të gatshëm të punojnë për të mirën kolektive dhe për t’i dhënë mundësinë Suharekës që të jetë një shembull i suksesit dhe progresit në të gjithë Kosovën.