Sunday, April 20, 2025

Lajm i mirëpritur për Familjen Gucati nga Morina e Skënderajt

- Advertisement -
- Advertisement -

Sot në orët e paradites u njoftua nga Organet e drejtësisë në Skënderaj, Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL-UÇK, z. Hysni Gucati, se i është lëshuar vendimi nga Gjykata speciale për përfundimin e obligimit ligjor dhe pezullimin e të gjitha akuzave ndaj tij, njofton familja Gucati nga Morina e Skënderajt.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është arrestuar nga EULEX-i, 4 vite më pare dhe është dërguar në Hagë, ku është e vendosur edhe selia e Dhomave të Specializuara të kësaj gjykate tërësisht të politizuar.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Hysni Gucati u dënua me nga 4 vjet e 3 muaj burgim nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Hysni Gucati, tani është rikandiduar për mandatin e radhës për Kryetar të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL-UÇK, i cili është zotuar se do të qëndroj i palëkundur në mbrojtjen e vlerave të luftës dhe të veteranëve të UÇK-së…

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -