Monday, April 21, 2025

Sot në Prekaz, Skënderaj e Morinë u nderua Dita e Veteranit 30 Dhjetori

- Advertisement -
- Advertisement -

VETERANËT E UÇK-së VAZHDUAN TRADITEN

Sot në Prekaz, Skënderaj e Morinë u nderua Dita e Veteranit 30 Dhjetori, pa prezencën e UD të OVL-UÇK-së nga Selia Qendrore z. Faton Klinaku  

Sot u rikujtua 30 dhjetori i vitit 1991, kur në Prekaz, nga Kullat e Jasharajve shkrepen shkëndijat e para të luftës për liri, rrugëtim ky i mundimshëm, me plot sakrifica, por krenarisht i kurorëzuar me lirinë e atdheut tonë, pra nga këtu filloi rezistenca ushtarake e UÇK-së.

Dega e OVL-UÇK-së në Skënderaj organizoj tubim madhështor për Ditën e Veteranit, duke filluar me ngritjen e flamurit dhe nderim para Shtatores së Kryekomandantit Adem Jashari, me homazhe të Varrezat në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe të Varrezat e dëshmorëve në Morinë, duke e përmbyllur këtë ditë me një mikpritjeje për të gjithë.

Kjo datë edhe shënon Ditën e Veteranit të UÇK-së, ku sipas traditës që kishte OVL-UÇK, në Selinë Qendrore u organizonte takimi me të gjithë udhëheqësit e degëve dhe më 30 dhjetor të gjithë së bashku bënin homazhe në Prekaz, duke e nderuar veprën sublime të Kryekomandantit Adem Jashari dhe më pas vazhdonin nëpër varrezat e dëshmorëve, duke nderuar gjakun e derdhur për liri

Ftesës së Kryetarit të degës z. Emin Lati iu përgjigjën thuajse të gjitha degët e OVL-UÇK-së, duke qenë pjesë e këtij eventi si: Klina, Drenasi, Mitrovica, Vushtrria, Prishtina, Fushë-Kosova si dhe nga degët tjera anë e kënd Kosovës, por mungoi UD nga Selia Qendrore. Kësaj ftese iu përgjigjen dhe nderuan Ditën e Veteranit edhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës z. Bedri Hamza, shumë kandidat për deputet, pavarësisht partive politike.

Për ta kujtuar e rikujtuar ditën e 30 dhjetorit 1991, para të pranishmëve foli Kryetari i OVL-UÇK-së z. Hysni Gucati, pastaj ish Komandanti i ZO të Drenicës Gjeneral Sami Lushtaku, një përshëndetje të përzemërt për Ditën e Veteranit e bëri z. Bedri Hamz, dhe e përmbylli me fjalën falënderuese Kryetari i degës së OVL-UÇK-së z. Emin Lati. Për moderimin e programit u përkujdes Dibran Fylli, regjisor/aktor.

Kjo ditë u përmbyll me shpresën e çdo veterani, se një ditë, nga Institucionet e Republikës së Kosovës do të iniciohet dhe aprovohet Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.   

Pra, e ardhmja e shtetit të Kosovës ndërtohet duke u mbështetur në vlerat e luftës së lavdishme çlirimtare.

 

Skënderaj, 30 dhjetor 2024  – OVL-UÇK – Dega Skënderaj                                                                                    

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -