Tuesday, July 1, 2025

Në përkujtim të datës 30 dhjetor 1991

- Advertisement -
- Advertisement -

30 DHJETOR 1991

33 vite më parë, në një mëngjes me acar e shumë borë, forcat e mëdha policore të mbështetura nga Ushtria Jugosllave kishin rrethuar familjen Jashari në Prekaz, pasi që shteti serb kishte kuptuar për lëvizjet e luftëtarëve të armatosur.

Sulmi i Parë ndaj Jasharajve kishte filluar pas arritjes së Komadantit Legjendar Adem Jashari nga ushtrimet ushtarake që kishte kryer me shokë të tjerë në Shqipëri. Pa u bërë 3 javë të plota që nga kthimi i tij, në ditën e hënë të motit 30 dhjetor 1991, në orët e hershme të mëngjesit, policia shoviniste serbe me autoblinda dhe tanke filluan të shtënat drejtë Jasharajve.

Me të dëgjuar për sulmin, erdhën në ndihmë shumë bashkëluftëtarë nga Prkeazi dhe fshatet e tjera përreth Drenicës, ku në mesin e tyre u plagosën Halil Mehaj dhe Vesel Selimi nga Açareva.

Nga Lagjja Meha në Prekaz, Halil Mehaj, Zymer Meha dhe Xhevat Meha, me të marrur vesh për sulmin, u armatosën dhe u nisën për t’iu dal në ndihmë Jasharajve. Gjatë betejës, ata morën lajmin që të ndërronin pozicionet deri ku në një pikë ata u shpërndanë nga Adem Jashari dhe bashkëluftëtarë të tjerë.

Ata nisën rrugën për në lagjen e tyre, por u detyruan të fsheheshin në mal shkaku që helikopteri Jugosllav i kishte vëzhguar dhe iu sillte vërdall. Aty ata takuan edhe Vesel Selimin, i cili më vonë u plagos rëndë. Gjatë rrugëtimit, një autoblindë ushtarake filloi të shtënat ndaj tyre, ku u plagos edhe Halil Mehaj duke u munduar t’iu kundërvihej.

Pas plagosjes së Halilit, Zymer Meha morri vendimin që të shkonin në Prellofc, ku u mirëpritën nga Nagip e Murat Mehmeti. Me arritjen e tyre, Halilit iu dha ndihma e parë nga Dr. Rrahman Salihu ku edhe morri terapi për shërimin e plagës.

 

Nga Bislim Mehaj

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -