Sunday, April 20, 2025

Idriz Berisha-Xhixhi, Tokë e bardhë (poezi)

- Advertisement -
- Advertisement -

TOKË E BARDHË

Kjo tokë e bardhë

Eh tokë e bardhë

Me vija të kuqe gjak

Sa gur mbanë në gji!?

Të ti Gjergji pushoi trupin

dhe kokën pushoj Gjergji

Shkëmbi ju bë shtrat

Fjala i mbeti shpatë.

Mburojë e plumbtë mbi shpatulla

Kohë që rrjedhë damarëve

Ah tokë e bardhë

Kjo tokë e bardhë.

Duan të me shkulin nga vetja

E nga fryma jote

Së nuk ngjajë me të tjerët.!

Dua kalldrëmet tu të ec

Po rrugët i kam me zgavra

Dua të të prek Gjeneral

Po kokën e ke të qielli

Mbeta rob i gjakut tënd.

Ah tokë e bardhë

Tokë e bardhë.

Lash perënditë kah ti u ktheva

Afroditën, Dean, Teutën t’i pikturoj

Bashkë përulemi të Zeusi plisbardhë.

Tokë e bardhë

Si bardhësi e velit të nuses

Të ka hije veç vija e kuqe

Ah tokë e bardhë

Borë e bardhë, JANAR!

Pikturë 2023 (në fotokopërtinë) -“Mbeta me sy nga epoka jote” -akril në pëlhurë -160x110cm

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -