Monday, April 21, 2025

Hysni Gucati, Kandidat serioz dhe i preferuar për Kryetar të OVL-UÇK

- Advertisement -
- Advertisement -

Me pak fjalë: Kush ishte dhe kush është Hysni Gucati

-Gjatë kohës së Luftës së Lavdishme Çlirimtare, pikërisht më 2 qershor të vitit 1999, gjatë luftimeve me forcat policore e ushtarake serbe në Malet e Berishës, plagoset dhe që nga ajo kohë e deri më sot i ka kryer diku 30 operacione, duke i rehabilituar sado pak plagët e tij që i mori në vija të frontit.

-Pas përfundimit të luftës, nga viti 2002 deri në vitin 2016, u zgjodh dhe udhëhoqi suksesshëm OVL-UÇK, në Skënderaj.

-Në vitin 2007, ishte asambleisti më i votuar në Komunën e Skënderajt, ku shërbeu me dinjitet deri në vitin 2009.

-Nga viti 2016 deri më 25 shtator të vitit 2020, me votat e delegtëve u zgjodh Kryetar i OVL-UÇK-së në nivel qendror.

-Në vitin 2019, ishte pjesëmarrës në Asamblenë e Organizatës së Veteranëve botëror, i cili u mbajt në Paris-Francë, ku Hysi zgjoi vëmendjen e të pranishmëve, duke formuluar e paraqitur një Rezolutë kundër “gjykatës speciale”.

-Pra ishte dhe mbeti kundërshtar i “gjykatës speciale” që nga viti 2015, duke bërë edhe peticione në vitin 2015 dhe 2018 dhe duke e ngritur zërin se kjo “gjykatë” është e njëanshme, është kundër pjesëtarëve të UÇK-së…

-Hysni Gucati është kundër kësaj gjykate, e cila kryekëput është politike dhe e  njëanshme e në dëm të Luftës çlirimtare, kundërshtim ky që i solli pasoja, duke e arrestuar më 25 shtator 2020 dhe dënuar me 4 vite e gjysmë, por qëndrimin e tij nuk kanë mundur e nuk do të mund ta thyejnë asnjë gjykatë, sepse Hysniu është i sigurt se Lufta jonë ka qenë luftë e drejtë dhe e shenjt…

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -