-Ky pasqyrim i një monografiku të shkurtër për Kryetarin Hysni Gucati, publikohet për t’i njoftuar delegatët e Kuvendit të OVL-UÇK-së, se Hysniu ka përkrahjen e shumicës të të gjitha degëve për kryetar të OVL-UÇK-së.
-Hysniu ishte në krye të OVL-së, kur ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij u ushtrua një padrejtësi e madhe nga “Gjykata speciale”, ku u arrestuan dhe u mbajtën dhe u dënuan me 4 vite e gjysmë me pretendimin, kinse për publikimin e dokumenteve të fshehta të kësaj gjykate krejtësisht të politizuar, prandaj për ta vazhduar përkushtimin në mbrojtje të vlerave më sublime të luftës dhe veteranëve të UÇK-së, si dhe për ta vazhduar misionin e tij, mori përkrahjen e shumicës së veteranëve që të kandidoj edhe për një mandat.
-Hysni Gucati ka lindur më 30 mars 1967, në Morinë të Skënderajt. Vjenë nga një familje me tradita atdhetare e ndjenjë të pashuar patriotike, stërnip i Demir Gucatit, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Tribunit Shaban Palluzha, kurse në vitin 1943, pra gjatë luftës së dytë botërore, duke ndje një përgjegjësi morale e patriotike për vrasjen e Isa Boletinit, Demiri merr hak, duke e vrarë Nikolla Gjilasin në shenj hakmarrjeje, derisa edhe në vitet e ’90-ta, Familja Gucati ishte në shënjestër të okupatorit serb, e cila në vazhdimësi u keqtrajtua nga regjimi fashist i Serbisë. Atë kohë u keqtrajtuan Babai i Hysniut, Avdullahu, mixha Shabani me të birin Sherifin dhe kjo ndodhte vetëm se familjen Gucati, armiku e kishin si halë në sy, ata donin që përmes presioneve, fizike e psikike ta detyrojnë të përkulej para armikut, por kjo nuk ndodhi asnjëherë dhe në asnjë etapë të kohës…
Pra, Njeriu i duhur, në vendin dhe kohën e duhur!