Organizata e Veteraneve të Luftës e UÇK-së tregoi shembullin më të mirë sesi duhet organizuar, mbajtur e përfunduar zgjedhjet, kjo traditë dhe rregull duhet ndjekur edhe nga Organizatat tjera , në veçanti nga partitë politike!
Sot, me prezencën e 209 delegatëve, nga 215 që ishin në listë, u mbajti Kuvendi i 5 zgjedhor i OVL-UÇK-së, proces ky i cili filloi e përfundoj në mënyrën më të duhur dhe të suksesshme. Mysafirë të ftuar ishin: Xhavit Jashari, Fadil Shurdhaj, Daut Haradinaj, Dardan Molliqaj, Nuredin Ibishi, të cilët e nderuar Kuvendin zgjedhor.
Pas intonimit të himnit kombëtar dhe një minutë nderim për të gjithë të rënët për liri, fjalën hyrëse e mbajti U.D. i kryetarin z. Faton Klinaku, kurse më pas fjalë përshëndetëse nga mysafirët e ftuar mbajtën: Xhavit Jashari nga SHFD, Fadil Shurdhaj nga SHIL, si dhe Nuredin Ibishi.
Pas kësaj Kuvendi filloj punimet duke zgjedhur Kryesinë e punës prej 3 veta: Ali Gashi, Metush Kryeziu dhe Ali Sefaj, si dhe dy Procesmbajtës: Afrim Hyseni dhe Lulzim Blakaj.
Në rend dite ishte shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për zgjedhje në OVL-UÇK, e cila u miratua me vërejtje për ndryshimin e Nenit 3, Paragrafit 3 dhe 4, ku sanksionohej e drejta e kandidaturës për udhëheqje të OVL-së, si dhe disa ndryshime tjera që bien ndesh me statusin e OVL-UÇK-së.
N vazhdim u zgjodhën edhe Komisionet tjera tre anëtarësh sipas rregullores në fuqi. Komisioni verifikues: Avdyl Krasniqi, Asim Blakçori, Valdet Nura. Komisioni Kandidues: Florim Rrustemi, Ali Aliu, Shaqir Bunjaku. Komisioni zgjedhor: Avni Ibrahimi, Musë Maloku dhe Limani.
Kandidatët për Kryetar ishin: Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Kapllan Parduzi, fjalën i pari e mori Hysni Gucati, i cili para delegatëve shpalosi një biografi të shkurtër, duke i përgëzuar të gjithë delegatët për mirësjellje e dinjitet, pastaj Nasim Haradinaj duke i përshëndetur krerët e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hage, shpalosi qëndrimin e tij për udhëheqjen e OVL-së për mandatin e radhës, nëse do të merrte besimin e shumicës, si dhe kandidati Kapllan Parduzi, i cili pasi shpalosi biografinë e tij, ai për shkaqe shëndetësore u tërhoq nga gara.
Votimi për Kryetar të OVL-UÇK-së, filloi dhe përfundoj suksesshëm dhe nga delegatët votues, Hysni Gucati mori 112 vota dhe Nasim Haradinaj 95 vota, kurse një votë doli e pavlefshme, dhe, këtu ishte shembulli më i mirë e kulminant që treguan kundërkandidatët, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, të cilët para gjithë delegatëve u përshëndeten ngrohtësisht duke uruar njëri tjetrin, sepse konsiderohej se në këtë proces zgjedhor nuk kishte e as nuk konsiderohej humbje nga asnjëri, por proces i suksesshëm për udhëheqjen 4 vjeçare të OVL-së.
Në fund, sipas rregullores u propozuan edhe kandidatët për Këshillin Drejtues të OVL-UÇK-së dhe këtu e me kaq u mbyll Kuvendi i 5 zgjedhor i OVL-UÇK-së.
Redaksia Orfeu.Press