Të flitet, të shkruhet e të thuhet për doktorin e luftës Fadil Beka, është sikur të marrish një pikë ujë nga deti dhe më pas të thuash se e shterova ujin e detit.
Historia, puna, përkushtimi, angazhimi, virtytet e mbi të gjitha njerëzorja e Dr. Fadilit janë të papërsëritshme në historinë më të re të kombit tonë, të ndërtuara me shumë mund e sakrifica, por ja që edhe unë do të vej disa shkronja në ditarin tim të pashkruar deri më tash.
Kontributi i doktorit urtak, fjalëpakë, fytyrëqeshur e zemër madh ka qenë, është dhe do të mbetet në kujtesën e secilit luftëtar lirie. Ai me duart e tij të arta shëroi plagët e luftëtarëve çlirimtar. Nuk u kursye asnjëherë dhe në asnjë moment e rrethanë që të gjendet me luftëtarët dhe në mesin e luftëtarëve nëpër zonat e luftimeve. Ne që kishim marrë plagë në vijat e frontit, nuk mund të themi as më pak e as më shumë së Dr. Fadil Beka ishte shpëtimtari ynë.
Më 18 janar 2025, u takuam me Dr. Fadilin në Kuvendin e 5 zgjedhor të OVL-UÇK-së, si për çudi, e ndoshta për të na kthyer kujtesën në vitet e lavdisë, ai kishte të veshur një këmishë të cilën e kishte blerë në Likofc në vitin 1998, e që edhe sot po i rrinte aq mirë e ai po na ngjante në Fadilin e atyre viteve kur lufta e shenjt e UÇK-së po bëhej për liri e bashkim kombëtar. Unë për një çast u shkëputa nga ai kuvend dhe mendimet me kaluan në Likofc. Duke e shikuar Dr. Fadilin, treta mendjen pikërisht në Majin e vitit 1998, kur mora plagët e para në fushën e nderit dhe ishte ai i cili na dha ndihmën e parë, duke na trajtuar njerëzisht e duke shëruar plagët tona… i thash: “…pse bre Fadil e ke veshur këtë këmishë? a mos po mendon se nuk e di ku dhe nga kur e ke këtë këmishë…”, të qeshurat dhe përqafimet nuk na munguan.
Nga df