Këshilli Drejtues i Organizatës të Veteranëve të Luftës të UÇK-së, mbajti takimin e parë të këtij viti, pas Kuvendit të 5-të zgjedhor të OVL-së. Takimin e hapi Kryetari i Organizatës z. Hysni Gucati, i cili i përshëndeti dhe i falënderoj për besimin e dhënë edhe për një mandat.
OVL-UÇK, po i përcjellë të gjitha proceset që po zhvillohen kundër pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe shpreh shqetësimin për gjendjen e ish ushtarëve të UÇK-së, Familjeve të dëshmorëve dhe Invalidëve të luftës dhe zotohen se do të jenë zë i fuqishëm kundër të gjitha padrejtësive që po ushtrohen kundër kategorive të dalura nga Lufta e lavdishme e UÇK-së. Në këtë takim më votat e anëtarëve të Këshillit Drejtues u zgjodh kryesia e OVL – UÇK-së:
Kryetar i OVL-UÇK-së: Hysni Gucati
Anëtaret e kryesisë:
Fatmir Sopi, Gazmend Syla, Rafet Llapashtica, Fetah Bekolli, Jetullah Geci, Ali Mejzinolli, Istref Asllani, Shkumbin Demalia, Hajdin Balaj, Avdyl Krasniqi, Ilmi Ramusholli, Enver Hajdari, Destan Zekolli, Emin Lati, Alban Asllani, Salih Krasniqi, Rafet Ibishi, Bajram Mehmetaj, Muhamet Aliu, Arben Bazaj, Isuf Mazreku, Orhan Bislimaj, Bujar Haradinaj, Ramadan Gashi. Gjithashtu në këtë takim Ramadan Gashi u zgjodh sekretar i OVL-UÇK-së dhe njëzëri Këshilli Drejtues zgjodhi Migjen Shalen anëtar nderi i kryesisë së OVL-UÇK-së.
Në fund Këshilli Drejtues i OVL-UÇK-së, njëzëri miratoi një Deklaratë publike, duke shprehur e argumentuar padrejtësitë që kanë ndodhur e po vazhdojnë të ndodhin kundër pjesëtarëve të UÇK-së nga Gjykata speciale dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës të UÇK-së.
Deklarata e miratuar nga KD i OVL-UÇK-së:
ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Nr.001-1/’25. Dt. 25.02.2025, Prishtinë
Këshilli Drejtues i Organizatës të Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), në takimin e parë të këtij viti, të mbajtur më datë 25 janar 2025, ku ishin prezent kryetarët e të gjitha degëve, nxori këtë:
DEKLARATË
-I-
OVL-UÇK – Organizatë e cila është në mbrojtje të veteranëve dhe vlerave të Luftës, është shumë e shqetësuar me proceset e zhvilluara, që po ndodhin tash e sa vite, kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me theks të veçantë padrejtësitë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë. Ne që nga fillimi kemi përcjellë me vëmendje të gjitha proceset e udhëhequra që nga Dhomat e specializuara e deri të Trupi gjykues i Gjykatës speciale në Hagë dhe jemi të obliguar moralisht e kombëtarisht të shprehim pakënaqësinë tonë për padrejtësitë që po u bëhen çlirimtarëve – pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
-II-
Këshilli Drejtues i OVL-UÇK-së, mori vendim dhe miratoj unanimisht këtë Deklaratë, me të cilën, jo që shprehim vetëm shqetësimin tonë, por jemi kundër një gjykate që proceset gjyqësore i ka orientuar politikisht dhe njëanshëm kundër pjesëtarëve të UÇK-së.
-III-
Ne, KD i OVL-UÇK-së, flasim njëzëri në emër të veteranëve të UÇK-së dhe deklarohemi se nuk jemi kundër drejtësisë e as kundër gjykatave që vërtet sjellin drejtësi, por jemi kundër Gjykatës së politizuar speciale, e cila ka shkelë dhe po vazhdon t’i shkelë, në rend të parë të drejtat elementare të njeriut dhe në veçanti të drejtat e pjesëtarëve të UÇK-së.
-IV-
Kur flitet për shkelje ligjore të të drejtave, po i paraqesim vetëm disa nga to:
-Ish krerët e UÇK-së janë arrestuar nga kjo “gjykatë” pa qenë e kompletuar dhe e konfirmuar aktakuza (këtu ka shkelje të rënd ligjore).
-Prokuroria, gjatë procesit të gjykimit por edhe gjykata, fillimisht e quante UÇK-n dhe pjesëtarët e saj “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”, pa e analizuar sesi ka mundësi që Aleanca më e fuqishme ushtarake botërore NATO, mundi ta përkrahë e mbështes popullin shqiptar që UÇK-n e kishte në ndihmë të këtij populli dhe luftonte për lirinë e vendit.
-Dënuan pjesëtar të UÇK-së pa dëshmi të vërtetuara ligjërisht, por me paramendime e paragjykime të dëshmitarëve të fabrikuar nga “prokuroria” (…më ka thënë gruaja se e ka pa të akuzuarin njëherë në vendin e përfolur në aktakuzë).
-Prokuroria dhe gjykata merren aq shumë me dëshmitarët të cilët haptazi deklarohen se kanë grumbulluar dëshmi nga gjykata e prokurorët serb kundër pjesëtarëve të UÇK-së, madje edhe para Trupit gjykues nuk e mohojnë se janë thirrur në emër të CIA-së (këta në vend që të dënohen, mbesin të besuarit e “prokurorisë”).
-Prokurorisë speciale, iu rrjedhin dokumentet e fshehta, i sjellin lirshëm në duart e publikut (rasti i dokumenteve të sjella ne OVL) dhe “gjykata speciale” në vend që t’i ndjek, akuzon e dënon ata njerëz, ajo arreston dhe dënon pjesëtar të UÇK-së.
-Proceset e stërzgjatura gjyqësore, ndryshimi i pikave të aktakuzës, shqyrtimi i çështjeve që janë jashtë kufizimeve kohore në aktakuzë, pranimi i dëshmive e dëshmitarëve shtesë, pasi të është kompletuar dhe konfirmuar aktakuza, paraqesin shkelje të rënda të drejtave të njeriut dhe ligjeve ndërkombëtare…
-V-
Duke u bazuar në të gjitha këto që u than më lart, Këshilli Drejtues i OVL-UÇK-së, kërkon nga Institucionet shtetërore që me seriozitet ta rishikojnë pozicionin e kësaj “gjykate”, kryekëput politike dhe të njëanshme dhe të ndërmarrin hapa konkret, duke u pozicionuar për apo kundër veprimeve të njëanshme të kësaj “gjykate”, sepse këtu po preken themelet e shtetësisë së Kosovës dhe po tentohet të rishkruhet historia e UÇK-së dhe e popullit të Kosovës.
-VI-
Në fund të kësaj deklarate, njëzëri kërkojmë përfundimin e këtij procesi politiko gjyqësor dhe lirimin e menjëhershëm të pjesëtarëve të UÇK-së nga Haga, si dhe miratimin e Ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës të UÇK-së., dhe .
Dërguar:
-Presidencës të Republikës së Kosovës
-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës
-Qeverisë të Republikës së Kosovës
-Të gjitha Degëve të OVL-UÇK-së
-Avokatit të popullit – RKS
-Të gjitha Partive politike
-Arkivit të OVL-UÇK-së
Prishtinë, 25 Janar 2025
Nënshkruar nga: Anëtarët e KD të OVL-UÇK-së