Saturday, April 19, 2025

Fitore e merituar e Setki Ibraimit për Asamblenë komunale në Stockerau

- Advertisement -
- Advertisement -

Setki Ibraimi dhe puna e tij e palodhshme, e suksesshme dhe produktive bëri që ta fitoj besimin qytetar për herë të tretë në Asamble Komunale në Stockerau të Austrisë.

Setkiu është Asambleisti i parë shqiptarë, i cili për tri mandate radhazi merr votat dhe besimin qytetar për të qenë pjesë aktive e Asamblesë Komunale të këtij qyteti. Ai është Ambasador i Paqes dhe nga viti 2024 anëtar i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, me titullin Akademik i kësaj Akademie prestigjioze në Amerikë.

Setki Ibraimi, duke treguar respekt e mirësjellje njerëzore, ishte zëri i fuqishëm për të drejtat e mërgimtarëve, pavarësisht prej nga vijnë, i cili me mirësjellje bëri që të gjithë mërgimtarët të ndihen e të llogariten si qytetar të këtij vendi me të drejta të barabarta, të pacenueshme dhe të pranueshme sipas sistemit demokratik që njeh shteti dhe qyteti austriak Stockerau.

Setkiut, edhe në mandatin e ri (të tretin me radhë) i urojmë punë e suksese në rrugëtimin e tij politik, duke qenë gjithmonë e përherë mbështetësit e tij, në cilëndo situatë të kohës…

Nga Redaksia ORFEU.PRESS

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -