AÇAREVË, 17 SHKURT 2025
Zbulimi i Pllakës Përkujtimore Monumentale historike “SHKËMBI I PATHYESHËM”, ne nderim të figurës kombëtare të Smajl Selim Kodrës, i vrarë nga forca çetnike të xhandarmërisë serbe në dimrin e vitit 1918.
Në këtë Manifestim Përkujtimor morën pjesë shumë figura të njohura të jetës kulturore e politike, veteranë e invalid të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, deputet të Kuvendit dhe shumë bashkëfshatarë të Açarevës, qytetar nga Skënderaj, Klina e fshatrat përreth, të cilët nderuar gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit për liri e bashkim.
Me fjalë përshëndetëse para të pranishmëve doli i pari i Komunës, Kryetari Fadil Nura, i cili lartësoi figurën e Smajl Selimit dhe të gjithë atyre që luftuan e sakrifikuan për liri.

Në emër të Organizatave të dalura nga Lufta e lavdishme e UÇK-së fjalën përshëndetëse e mori veterani Florim Rrustemi, i cili në emër të të gjithë veteranëve përshëndeti tubimin dhe të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, të cilët padrejtësisht nga Gjykata speciale po mbahen në Hagë.

Për t’i dhënë kuptimin festiv kësaj date të rëndësishme, para të pranishmëve dolën me një këngë të interpretuar mjeshtërisht nga e reja Klea Selimi në përcjellje profesionale me çifteli nga Gentian Selimi. U ndanë edhe dy Mirënjohje në falënderim të atyre që ndihmuan për realizimin e këtij Monumenti historik “Shkëmbi i pathueshëm”.
Në fund u bë zbulimi i Monumentit historik nga: Fadil Nura, kryetar i Komunës Skënderaj, Emin Lati, Kryetar i OVL-UÇK-së Skënderaj, Hajdin Balaj, Kryetar i OVL-UÇK-së Klinë, Nait Hasani, Veterani dhe familjari Vesel Selimi e pjesëmarrës të tjerë… (df)