Sunday, April 20, 2025

IBRAHIM KODRA (1918-2006) – ARTI-LIDHJE MES SHKENCËS E LIRISË

- Advertisement -
- Advertisement -

Ibrahim Kodra, piktor u lind në Likmetaj -Ishim (Durrës). Zona ku u lind piktori shquhej nga burrat e kohës si MAJA E OLIMPIT nga ku zbresin perëndeshat e artit zanat që frymëzonin poetët… Si fëmijë i rritur pa prind, Ibrahimi pat një jetë me plot vuajtje përderisa ra në sy të njerëzve si talent gjenial për vizatim e pikturë, duke filluar me portrete të  njerëzve me autoritet. Kështu Mbretëresha Rexhina e mbretit Zog, duke qenë artdashëse e pasionuar, ndihmon dhe i siguron bursë studimi në Itali në Akademinë e Arteve në Breras -Milano të Italisë si talent i jashtëzakonshëm për vizatim e pikturë. Kodra njihet si pionier i artit modern shqiptarë, i cili bashkoj elementët orientale dhe ato kubiste si postkubist i fundit.

I formuar si piktor me individualitet krijues, Kodra hap në Milano studion e parë për pikturë (1944). Shpejt u angazhua në grupe e lëvizje artistike dhe u tregua i suksesshëm!  Më 1949 hap ekspozitën personale në galerinë “Cavallino” në Enecia, dhe për herë të parë takon piktorin e madh Piccaso-themeluesin e kufizimit. Kodra merr pjesë në ekspozitën Ndërkombëtare të Universitetit të Parisit së bashku me piktor më të mëdhenj të kohës, si: Picasso, Chagall, Roualt, Dufu, Matisse Leger, Modiglian, si dhe disa herë në ekspozita në Francë e Itali me piktor si: Picasso, Modiglian, Roualt etj.

Nga viti 1949 e deri në vitin 2003, piktori Ibrahim Kodra ishte shumë aktiv në jetën artistike në Itali, Shqipëri, Kosovë e vende tjera me ekspozita të shumta e mjaft të vlerësuara nga kritikë e studiues të artit, duke u vlerësuar me Çmime e nderime të shumta, si: – Medalja e artë nga Prefekti i Milanos për suksese në art-pikturë duke hapur ekspozita në galeritë prestigjioze: Ga “Berganini”, “Palace Reale”, Galeria Rizzardi, Galeria “Guglielmo Tell”, Chiaasso, Qendra e artit “La Tela”, Palermo, Galeria “Nuova  Caprine”-Romë. Poashtu hapi ekspozitë në Cermusco sul Naviglio, si artist i njohur ekspozoj në. Franfurt, Gjermani e vende tjera… -Fitoj Çmimin “La Madonnina” dhe ,,Arte plus Arte” për pikturë në Milano dhe kështu vazhdoj me aktivitete të shumta duke ekspozuar në galeri të njohura si: Galeria “TASSO”-Bergamo, “Lo spazio”.

Për herë të parë në Kosovë, hapi ekspozitën e tij  në foajeun e teatrit Kombëtarë Prishtinë, GK e Arteve, ndërsa në Tiranë në Galerinë Kombëtare ku edhe iu akordua Çmimi “NDERI I KOMBIT”, pastaj në galerinë “TE&GI” dhe duke vazhduar të ekspozoj në shumë galeri tjera të mirënjohura në Itali: Napoli, Salerno, Palermo, Padova, kouna Boville etj. Veprat e Ibrahim Kodrës  përveç në Vatikan e Romës, ruhen edhe nëpër galeri  e koleksione private në botë.

Për Kodrën u botuan bibliografi të shumta nga autor e studiues të ndryshëm: -Tafa Avdulla “Kodra një univers” (Tiranë, 1992), -Franca Carlo “Un’idea su Kodra” (Milano, 1995), -Centrali Paolo Borsellio Palermo “Ibrahi Kodra il Teatro Masimo” (1996), -Europe Campo  Edicions “Kodra” (2003), -Fusha Francesko “Poeti per Kodra” (2003), -“Il  Gattoparde Arte”, “Una collezione illuminata” etj.

VLERËSIMET NGA KRITIKA NDËRKOMBËTARE PËR I. KODRËN

Ibrahim Kodra dallon nga piktorët tjerë sepse është më i mirë. Piktura e tij nuk njeh kufij nacionalë; ajo jeton në botën e qytetëruar me shumë dinjitet e individualizmi.(1956), Enforio Mastrolonardo

Kodra ka një eksperiencë të gjatë .Sot duket ka arritur majat e krijimtarisë së tij. Ka krijuar një pikturë moderne, gjithnjë në ngritje, e cila me imagjinatë i afrohet shumë Bizantit, Marioneta De MICHELI

Ibrahim Kodra ka pikturuar muzikën  e tij, mbretërinë e tingujve të flamurit që rievokojnë lart mbretërinë e muziktarëve të Pikasos…i pelqe të qeshë me dike tjetër, por asnjëherë nuk qëndron indiferent. VIVIEN BOST

Disa gjera të zgjedhura nga e kaluara, të ruajtura me kujdes si një baritor me shpirt të madh e të mrekullueshëm, ruan  brenda vetës piktura e tij mahnitëse…LEONARDO BORGESE

Personaliteti i piktorit shqiptar Ibrahim Kodra nderohet nga e gjithë bashkësia e artistëve duke qenë ish nxënës i Shkollës  së Vizatimit në Tiranë, i edukuar në frymën mirënjohëse për te. U shqua si nxënës me talent të posaçëm  me fantazi të zhvilluar. E solla në këtë shkollë sepse kishte prirje dhe na nderoj me suksese…..ODHISE PASKALI

Katërkëndëshi i Kodrës është gjenial. Në te lind portreti, Aty fillon lidhja e dashurive tjera. Në pikturë e tij Udhëton muzika. Me një kubizëm lirik dëshiron të ndalet në  rrafshin e emocioneve. Imagjinon fakte i vetëdijshëm për sukses, di së kur e ku duhet të ndalet…. REXHEP FERRI

Ka aq shumë vlerësime për artin e Ibrahim Kodrës, sa atë dhe artin e tij e bëjnë të pavdekshëm…

Përgatiti për Orfeun, Idriz Berisha – XHIXHI

 

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -