Sunday, April 20, 2025

Një urim për mikun

- Advertisement -
- Advertisement -

Sot u njoftova dhe mora lajmin se miku im Gjergj Rrustaj, poet, shkrimtar e studiues, i cili jeton dhe vepron në Vjenë – Austri qenka emëruar Ambasador Paqe nga Federata Universale e Paqes.

Gjergji i është përkushtuar praktikave që promovojnë vlera morale universale, bashkëpunimit ndërfetar, harmonisë ndërkombëtare dhe vendosjes së një kulture paqeje.

Ai duke i kapërcyer barrierat racore, kombëtare dhe fetare, është emëruar si njeriu i përkushtuar dhe i duhur Ambasador i Paqes, i cili do të vazhdoj t’i kontribuoj përmbushjes së shpresës në të gjitha epokat, për një botë të unifikuar të paqes ku përmasat shpirtërore dhe materiale të jetës janë të harmonizuara, pavarësisht sfidave, barrierave e pengesave që mund t’i sjell jeta…

Urime për mikun Gjergj Rrustaj në rrugëtimin e tij paqësor! (df)

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -