Studiuesi Fitim Salihu, kritikon mungesën e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë, tash e 26 vjet.
Ai thotë se për mbi një çerek shekulli, nuk u gjendën as 4 metra katrorë për një shtatore të komandantit Adem Jashari.
“Përndryshe, për 26 vjet liri, Adem Jashari nuk ishte “i denjë” që ta “meritonte” një shtatore në kryeqytetin e shtetit që u krijua falë luftës së tij. Prishtina, për mbi një çerek shekulli, nuk i gjeti as 4 m² për shtatoren e komandantit Adem Jashari”, shkruan ai.