Sunday, April 20, 2025

Librit kronologjik “Prekazi brezni trimash-Ai është i gjallë” i përkthyer dhe botuar në 16 gjuhë

- Advertisement -
- Advertisement -

Profesoresha Yang Geum-Hee ka promovuar në mënyrë aktive humanitarizmin dhe paqen përmes shkëmbimeve letrare ndërkombëtare. Së fundmi ajo botoi një vepër të përkthyer për pavarësinë e Kosovës dhe u nderua me doktoratën e nderit në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj në letërsinë botërore dhe paqen.

KRONIKAT E HEROJVE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Botimi i librit kronologjik “Prekazi brezni trimash-Ai është i gjallë”

Përkthimi korean i librit kronologjik “Prekazi brezni trimash-Ai është i gjallë”, i autorit  Dibran Fylli, përkthyer nga Yang Geum-Hee, këtë muaj është botuar nga Geulnamu.

Ky libër është një kronikë e betejave të rëndësishme të zhvilluara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ndërmjet 5 dhe 7 marsit 1998, duke u fokusuar në rajonin e Drenicës dhe familjes Jashari, r që luajti rol vendimtar në luftën e Kosovës për pavarësi. Autori dokumenton formimin e UÇK-së, guximin dhe sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes së tij, si dhe ngjarje të tjera historike që çuan në çlirimin e Kosovës. Libri vlerësohet shumë si një rrëfim i sinqertë dhe i gjallë, duke ndërthurur ilustrime, harta, madhështi, lumturi dhe vuajtje…

Në parathënie, autori Dibran Fylli shprehet: “Ky libër paraqet ngjarjet historike në mënyrë kronologjike, kuptimplote dhe bindëse, duke përcjellë rrjedhën e ngjarjeve në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Lufta çlirimtare e UÇK-së është analizuar dhe vlerësuar nga ekspertë të ndryshëm kombëtar e ndërkombëtar dhe përmes kësaj kronike lexuesit do të kuptojnë vështirësitë e popullit shqiptar, për lirinë dhe mbijetesën, luftën e tij, sakrificat e mëdha e të papara ndonjëherë gjatë kohës së luftës”.

Botimi korean, i përkthyer nga znj. Yang Geum-Hee (ish-Profesoreshë e Çështjeve Speciale në Universitetin Ndërkombëtar Jeju), përfshin mesazhe urimi nga Dr. Lee Hye-Seon, President i Shoqatës Koreane të Letërsisë Botërore (ish-lektore në Universitetin Dongguk) dhe Angela Kosta, një poete dhe kritike e njohur shqiptare.

Libri kronologjik “Prekazi brezni trimash-Ai është i gjallë”, deri tash është mirëpritur nga lexuesit në mbarë botën, duke u përkthyer e botuar në gjuhët: shqip, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, turqisht, kroatisht, sllovenisht, spanjisht, hebreisht, arabisht, kinezisht, koreanisht, polonisht, punjabisht (Indi), asamezisht (Indi)…

Artikulli i botuar në Korenë e Jugut nga Byeong Cheol Kang dhe i përkthyer në gjuhën shqipe. Article published in South Korea by Byeong Cheol Kang and translated into Albanian.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -