KUR UNIFORMA E TURPIT IDENTIFIKOHET!
E para: Jo të gjithë iu gëzuan lajmit së ish Presidentit Hashim Thaçi, ish pjesëtarit dhe veteranit të UÇK-së, iu dha leja nga “gjykata speciale” e politizuar në Hagë, për ta vizituar babin e tij të sëmurë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, por pavarësisht dëshiravë të demagogëve pushtetmbajtës dhe armatës së hajgarexhinjve fejsbukian që kjo të mos ndodhte, ajo ndodhi! Dhe, lajmi mori dhen: “Thaçi mbërriti në Prishtinë”. Demagogët u zhdukën për një çast. Armata e hajgarexhinjve fejsbukian filluan aksionin e tyre, gjithnjë sipas udhëzimeve të shef-sheficave të tyre, duke e paraqitur figuren e Thaçit, sikur të ishte armik e jo ish President e çlirimtar i vendit të tij.
E gjitha kjo është për keqardhje! Turpi i mbuloftë, ashtu siç ua ka mbyllur sy e mendje!
E dyta: Disa gangëstër fytyrëmbuluar të “drejtësisë” ndërkombëtare, të cilët, tash e sa vite po lëvrojnë e shkatërrojnë drejtësinë në Kosovë, përveç ecjeve të tyre arrogante, marrin të drejtën ta kërcënojnë edhe mjekun kujdestar që ishte në detyrë dhe në të drejtën e tij profesionale, morale e njerëzore, e që ky profesion ka betimin të trgojë sjellje të mirë dhe empati ndaj pacientëve dhe familjarëve të tyre për ta tejkaluar dhembjen.
Nuk ka rregull as ligj në botë që ndalon një përshëndetje të afërt e të ngrohtë vëllazërore në mes mjekut kujdestar dhe familjarit të pacientit, e aq më pak të qortohet e të kërcënohet nga përsona “zyrtar” të uniformuar e fytyrëmbuluar, që deri më tash askush nuk e din, kanë qenë apo s’kanë qenë polic, sepse (askush nga organet tona, nuk mori guzimin t’i identifikoj gangësterët).
Meqë “organet tona të drejtësisë”, janë bërë të heshtur, atëherë populli duhet ngritur zërin, duke dënuar akte të tilla që shkelin rënd të drejtat njerëzore. Shkelje të tilla nuk duhet heshtur, sidomos kur të drejtat njerëzore shkelen pikërisht nga ata gangëstëra ndërkombëtar që kinse kanë ardhur këtu që të tregohen të drejtë e të bëjnë drejtësi në Kosovën tonë, ku asgjë nuk funksionon përveç do teorive demagogjike të lodhura e të dëgjuara me miliona herë!
E treta: Kjo që ndodhi para syve të opinionit në oborrin e Qendres Klinike në Prishtinë, nga gangësteri fytyrëmbuluar është akt për t’u dënuar, por mjerë ai polici vendor, çfarë kërkoi dhe çfarë fitoj që shkoi e iu afruar mjekut, duke e përsëritur paturpësinë e gangësterit fytyrëmbuluar. Nëse ky, polici ynë, nuk prononcohet publikisht, ose të pakten mjeku ta sqaroi situatën, atëherë dyshimi është së edhe ky është kërcënues dhe shkelës i të drejtave të njeriut. (df)