Saturday, April 19, 2025

CEP ME CEP – PËR 42.30%

- Advertisement -
- Advertisement -

…siç filluat me hajgaret e hajgarexhinjve, me “filtera” e me “bojlera”, vazhduat me besimin e juaj për ta pasur në udhëheqje edhe për një mandat “armaten” e hajgarexhinjve në krye me Kryehajgarexhiun, edhe pse asnjëri nga kjo përqindje nuk e din e as nuk e ka idenë qoftë edhe për vetëm një pikë të programit të Kryehajgarexhiut, thëm kështu sepse të gjithë e kemi përcjellur fushatën, ku nga ky Kryehajgarexhi nuk dëgjuam asgjë përveç fyerjeve dhe gërvalljeve të tij, sepse pikat programore ishin ideuar e shkruar nga Kryehajni i energjitikës (nga prilli 15% shtrejtimi i energjisë elektrike). Këtu fillon se zbatuari pika e parë e programit qeverisës të Kryehajgarexhiut…

… siguria në vend është alarmante, vetëm brenda 10 ditëve ndodhen shumë vrasje me armë zjarri, disa, ose 42.30%-shi mund të shtiren sikur nuk e dinë, por ja që është e vërtet se, një hajgarexhi me gradën pak më të ulët së Kryehajgarexhiu, as një fjalë dhe asnjë konferencë shtypi, siç jemi mësuar ta shohim duke inspektuar qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit dhe gjetjen e konfiskimin e armëve përtej urës dhe disa të tjerë duke bërtitur me sa zë kishin se, ne e shtrimë sovranitetin “cep me cep”, ku është drejtësia, sovraniteti e ruajtja e rendit, kur në mes të Prishtinës vriten njerëz!?…

…Kryehajgarexhiu i bojlerave e filterave dhe 42.30%-shi na dolet “dardhë me bisht”, duke na vështirësua jetën qytetare dhe duke u mburrur me arritjet e tyre (por në favor të kujt?). A mund t’i thuhet e arritur kur shtetin e kemi nën sanksione?!. A mund t’i thuhet e arritur kur Bojler-filteri flet me hajgarexhi rus, duke fyer e duke folur keq për zyrtar të Administratës amerikane…

…nëse i shikojmë shtrejtimet, që nga ardhja në pushtet e “bojler filterit” e deri me tash, jo që janë të papërballueshme, por janë të paimagjinueshme për një vend si ky i yni e për një popull që jetojnë për të mbijetuar prej muaji në muaj (përveç ministrave e pushtetarëve hajgarexhi, të cilët nuk po ngopen duke keqpërdorur paranë publike-djersën e popullit)…

…42.30%-shi, duhet të binden njëherë e përgjithmonë se demagogjia dhe demagogët premtojnë shumë e nuk realizojnë gjë për popullin, ata realizimet i grabisin për interesat e tyre. Kësaj pune, pleqtë e menqur do t’i thoshin: “haj medet çka na gjeti, ma i zi i riu se i vjetri”… (df)

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -