Saturday, April 19, 2025

REVISTA “ORFEU” PANORAMË E RËNDËSISHME NË LETERËSINË NDËRKOMBËTARE

- Advertisement -
- Advertisement -

Këto ditë Revista ndërkombëtare nxori nga shtypi në ghuhën anglisht librin: ANTHOLOGY – II – me autor të përzgjedhur nga e gjithë bota.

Orfeu.al dhe Revista ORFEU, edhe si emër edhe si gjetje e një dritareje të re në leterësi, jo vetëm kombëtare shqiptare, por tashmë, emër i njohur edhe përtej, i ka kaluar kufijtë kontinental…

Revista ORFEU është ideuar e themeluar në vitin 2022, nga Drejtori Dibran Fylli, (saktësisht më datë 15 qershor 2022), si Uebfaqe për leterësi, kulturë e art, e cila vetëm një muaj më vonë, në korrik 2022 nxori edhe Revistën e parë (online) me po të njëjtin emër, duke vazhduar si periodike mujore deri të numri 12 dhe që nga ai numër e deri tash Revista Orfeu del rregullisht në versionin e shtypur si periodike dymujore, duke nxjerrë edhe disa nga numrat festiv dhe Edicionin special (8 mars 2025, vetëm me krijime të poeteshave).

Gjatë rrugëtimit 4 – vjeçar, revista ORFEU falë stafit profesional, arriti që të ndërkombëtarizohet, duke publikuar krijimet e krijuesve nga e gjithë bota.

Me përkushtimin dhe idenë e Redaktores përgjegjëse znj. Angela Kosta, Orfeu arriti që në vitin 2024 t’i përzgjedhë dhe botoj krijimet e shumë autorëve kombëtar dhe ndërkombëtar në tri Antologji, të cilat u botuan nga Amazon.it dhe lulu.com. Të gjitha projektet e revistës ORFEU, faqosja, grafiku, dizajni dhe kopertinat u realizuan me profesionalizëm të lartë nga vetë Drejtori dhe Kryeredaktori Dibran Fylli.

Në vitin 2025, me kërkesën e krijuesve të shumtë, ideoi dhe nxjerr në vazhdimësi çdo 15 ditë edhe Formatin online “Orfeu.al & Orfeu.press” tri gjuhësh (shqip, anglisht dhe italisht) me poezi të poetëve kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu, këtë vit nxjerr edhe Antologjinë në gjuhën anglisht “Anthology”, e cila botohet nga Amazon.com, (numri 1 dhe 2 janë botuar), kurse numri 3 është në përgatitje e sipër. Pavarësisht pengesave të vazhdueshme dhe vështirësive financiare, revista ORFEU dhe stafi profesionist i saj, po vazhdojnë rrugëtimin e suksesshëm drejtë shtigjeve ndërkombëtare të leterësisë botrore, duke promovuar vlera të shumta në të gjitha zhanret e letërsisë dhe artit.

https://orfeu.al/

https://orfeu.press/

https://www.amazon.com/dp/B0DWDZJGWH

https://www.amazon.it/dp/B0F1TSFXT3

Mars, 2025, Me respekt dhe mirënjohje nga Stafi “ORFEU”

Përgatiti Angela Kosta, Redaktore përgjegjëse

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -