Populli, Organizata e veteranëve, klasa politike, elita intelektuale nuk duhet të presin drejtësi nga “Gjykata Speciale” në Hagë, e cila ka zyrë edhe në Serbi, akuzat i ka nga prokurorë e gjykata serbe, si dhe nga disa shqiptarë të mirëpaguar apo shpirtëshitur, që fatkeqësishtë e shitën dinjitetin e tyre e të familjeve të tyre për para e për deshira të armikut!
Këtë rrugëtim të mbrapsht të këaj gjykate, e cila gjithçka është duke bërë, vetëm drejtësi jo, hovin e saj dashakeq mund t’ia ndaloj vetëm protesta gjithëpopullore me moton: JO KUNDËR DREJTËSISË, POR KUNDËR PADREJTËSIVE TË GJYKATËS SPECIALE.
Ky popull, që çdo të dytën fjalë e ka: “UÇK-ja është krenaria jonë”, ka ardhur koha që të tregohen të dinjitetshëm dhe të ngritën në këmbë që ta mbrojnë luftën e tyre për liri e pavarësi, sepse drejtësia, sidomos në Hagë, aty ku po zihen dollovere e po favorizohet Serbia, aty po rrezikohet shtetësia e shtetit tonë, po shkelen të drejtat elementare të njeriut, po bëhet padrejtësi e madhe ndaj të akuzuarve, shkurt po nënvlerësohet lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pra, koha është të ngihemi, ashtu siç kemi ditur të ngrihemi kundër Serbisë gjenocidiale, edhe kundër kësaj “Gjykate” që po e gjykon lirinë tonë të shumëpritur.
Dibran Fylli, regjisor/aktor (pjesëtar i Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”)