Monday, April 21, 2025

Milner “akuzon” Haaland: Është mashtrues, nuk duhej të transferohej te City!!

- Advertisement -
- Advertisement -

Erling Haaland po shijon ndeshjet e para me fanellën e Manchester City në Premier League ndërsa menjëherë ka nisur të vendosë rekorde të njëpasnjëshme falë golave të shënuar. Janë plot 15 golat e shënuar nga norvegjezi në 10 ndeshjet e para të kampionatit teksa 22-vjeçari konfirmohet një “makineri” e frikshme.

Megjithatë, Haaland u ndal përballë Liverpool, ashtu si edhe skuadra e tij që doli e mposhtur 1-0 nga Anfiled. Pas ndeshjes, falë edhe humorit si pasojë e rezultatit, James Milner, lojtari veteran i The Reds gjeti kohën për të “akuzuar” Haaland teksa theksoi se norvegjezi nuk do të duhej të transferohej te City, por tek Leeds United.

“Mund ta konfirmoj se Haaland disa vite më parë, kur luaja në një ndeshje kundër tij, ka thënë se do të transferohej te Leeds United. Tani e kuptoj që ishte duke gënjyer dhe kjo është vërtet zhgënjyese”, u shpreh me shaka Milner. Kujtojmë se Haaland ka lindur në qytetin e Leeds, pasi në atë kohë babai i tij aktivizohej me skuadrën e West Yorkshire dhe vetëm pas katër viteve, në 2004-tën, ai dhe familja e tij u kthyen në Bryne të Norvegjisë.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -