Sunday, April 20, 2025

Ish-këngëtari i grupit “One Direction”, Liam Payne, besohet se ka vdekur nga “kokaina rozë”

- Advertisement -
- Advertisement -

Këngëtari britanik dhe ish-anëtari i One Direction vdiq javën e kaluar në moshën 31 vjeçare pasi ra nga një dhomë hoteli në katin e tretë në Buenos Aires.

Ish-këngëtari, kishte disa droga, duke përfshirë kokainë dhe metamfetaminë, në sistemin e tij kur ra për vdekje nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë, sipas burimeve anonime argjentinase.

ABC Neës dhe TMZ raportuan se një përzierje drogash e quajtur “kokainë rozë” – që përmban metamfetaminë, ketaminë dhe MDMA – ishte gjetur gjatë një autopsie të pjesshme, së bashku me kokainë dhe benzodiazepinë. Të dyja mediat cituan burime anonime të njohura me testet paraprake.

Associated Press raportoi se një zyrtar anonim kishte thënë se raporti paraprak i toksikologjisë sugjeronte prova të ekspozimit ndaj kokainës.

Rezultatet përfundimtare të toksikologjisë nuk pritet të bëhen publike për disa javë.

Associated Press raportoi se zyrtari foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të informonte gazetarët.

Prokuroria publike e Argjentinës po heton rastin, gjë që nuk është e pazakontë kur një vdekje është e papritur.

Autopsia e Payne përfundoi se dëmtimet traumatike që shkaktuan vdekjen e tij ishin në përputhje me rënien e tij nga dritarja e hotelit nga kati i tretë. Prokurorët kanë përjashtuar përfshirjen e ndonjë personi tjetër.

Fotografitë që pretendohet se janë bërë nga brenda dhomës së hotelit të Payne, të publikuara nga mediat lokale, treguan pluhur të bardhë të lënë mbi një tavolinë dhe një ekran televizori të thyer. Policia gjithashtu zbuloi një pako me clonazepam, një depresant i sistemit nervor qendror, dhe ilaçe pa recetë të shpërndara mes sendeve personale të Payne. Pak para vdekjes së Payne, menaxheri i hotelit telefonoi 911 për të raportuar një mysafir që po sillej agresivisht dhe nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.

Hetuesit po përpiqen gjithashtu të zbulojnë se kush ia kishte shitur Payne drogën që ai konsumoi në hotelin CasaSur në Palermo, një lagje elegante e kryeqytetit argjentinas. Policia ka marrë deklarata nga të paktën tre punonjës të hotelit, si dhe dy gra që vizituan dhomën e Payne disa orë përpara vdekjes së tij.

Fansat dhe figura të mëdha të industrisë së muzikës pop në mbarë botën kanë reaguar me dhimbje të madhe pas lajmit për vdekjen e tij, raporton The Guardian.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
- Advertisement -
Related news
- Advertisement -